• |
ide | kryesore

“Vila në Surrel, studio, apartamentet…” Berisha i bën analizën pasurisë së Edi dhe Linda Ramës

Lajme, Të fundit



Në një reagim për shkarkimin e gjykatësit të Kushtetueses, Fatos Lulo, ish kryeministri Sali Berisha merr në analizë pasurinë e Edi dhe Linda Ramës. Bashkëshortja e kryeministrit thotë Berisha ka marrë një dhuratë prej 100 milion lekësh nga motra e saj, ndërsa të dy nuk justifikojnë vilën në Surrel, pasi në vitin 2010, Rama kishte vetëm 3 mijë euro.

“Ne vitin 2010 Edi Rama deklaron si pasuri te vetme
– 3 mije euro dhe veten si i pastrehe.
Ne vitin 2013, ai ndërton sarajet ne Surrel me gjatësi themelesh 58 m ndërkohe qe pallati ku banoj unë dhe 70 familje te tjera ka gjatësi themelesh prej 46 m.
Rama ne formularin e tij te pasurisë ka deklaruar se 5,000 m2 toke truall te sarajeve te tij i ka blere me 2 dollarë m2 ndërkohe qe çmimi ne atë zone, sipas hipotekës, ne vitin qe e ka blere Rama token ka qene 30 dollarë m2
Pra, kemi te bëjmë me mashtrim te qarte dhe larje parash te pista nga Edi Rama.
Po Rama, përveç sarajeve te Surrelit, ka ndërtuar ne fshehtësi te plote afër Kryegjyshatës
– studion dy katëshe me sipërfaqe rreth
– 600 m2 me furra qeramike dhe furra shkrirëse artistike metalesh dhe
– deri tani nuk ka deklaruar asgjë për paratë e blerjes se truallit, ndërtimit te studios dykatëshe, furrave speciale te qeramikës dhe shkrirjes artistike.
Por krahasimi i pasurive, jo vetëm te Rames por edhe te bashkëshortes se tij me ato te gjykatësit Lulo, është i frikshëm!
Kështu, zonja Linda Rama ne formularin e pare te pasurive deklaroi:
a- një dhurate me motrën vet për 100 milionë leke, pa treguar burimin e dhuratës fabuloze
Ndërkohe qe motra e Gjykatësit Lulo është ndërtuese e mirënjohur ne Tirane dhe
b- Zonja Linda Rama nuk deklaroi asnjë fjale për pallatin 5 katesh me sipërfaqe ndërtimi 960 m2, te ndërtuar ne mes te Tiranes, ne sheshin rekreativ ne mes pallateve.
Shkaku i fshehjes se pallatit pesëkatësh qëndron ne faktin se për ndërtimin e tij nuk tregon dot asnjë fature tatimore, doganore, bankare apo ndërtimore nga familjaret e vet qe i pretendon investitorë! Pra pallati është dhurate paje për çiftin Rama.
c- Sipas deklaratës, zonja Rama është pronare ne katër apartamente banimi, ndërkohe qe ajo ka punuar ne shtet ose vite te tera ne një Fondacion jofitimprurës!
Pra, siç del nga këto fakte te pamohueshme, pasuritë e pajustifikuara te gjykatësit Lulo nuk janë as çereku i pasurive te pajustifikuara te Edvin Kristaq Rames dhe zonjës se tij te nderuar Linda Rama”

Sipas Berishës, ligji u zbatua në mënyrë të njëanshme, pasi në njërën anë, gjykatësi i Kushtetueses u shkarkua nga detyra, ndërsa nga ana tjetër ILDKPI nuk vepron ndaj kryeminsitrit dhe bashkëshortes së tij.
Sipas Berishës, ishte pikërisht kontrolli I pasurisë së çiftit kryeministror që çoi në shkakrimin e Zana Xhukës nga ILDKPI.

“Sapo kryetarja e ILDKP Zana Xhuka mori për verifikim dosjen e pasurive te çiftit Rama, ky i fundit përdori shumicën e tij parlamentare te përbëre nga vrasës, trafikante, bandite dhe, siç do faktonte Gjykata Kushtetuese, shkarkoi ne mënyre antikushtetuese ne sy te shqiptareve dhe mbare botes me urgjence nga detyra Kryetaren e ILDKP. Prandaj dhe ai vazhdon te shtoje i pangopur pasurinë e tij te paligjshme” shkruan Berisha.



6 Comments

  1. Z. Berisha Ku ishe Ti,ose nuk veprove ne kohe. Po flet tani ,,tani QE Tirana eshte kthyer ne nje xhungel betoni.
    Si ish KM u pajtovee me cka po denoncon sot.

  2. Po shkruani mire shqip, se e shkaterruat gjuhen por edhe lajmin. Te rreshi i 5-te lexon: “Bashkeshortja e kryeministrit thote Berisha ka marre nje dhurate prej 100 milione lekesh….”
    Nese shenjat e pikesimit ‘:’ pra dy pika, do te ishin perpara fjales “Berisha”, do te kuptohej se paska folur vete bashkeshortja e kryeministrit qe Berisha ka marre dhurate 100 milione…
    Nese shenjat e pikesimit ‘,’ pra dy presje, do te rrethonin togfjaleshin ‘thote Berisha’, atehere ky do te ishte konteksti i duhur….
    Gazetare Fejsbuku!

  3. Vetingu, tha,
    kur ‘surel’-keshtjellat e palate e troje e thase me pare te ketyre eskobardheve te Demonkracise,
    jane ne faqe…
    Po ju vjen Vetingu!!!
    I kercenojne,
    qe te firmosin grabitjet si ate te arit nga nji gomor Krrabs…arit ne Londer…
    naftes, kromit & mineraleve te rralla,
    Grabitjen e tokes , detit…nderit, sovranitetit…
    Ju pa ushtri duhet se ju mbrojme NA!!!
    Jo armet se dukeni barbare….
    Do ju bojm Shqpnine e moooodhe, dele te zgjebura!!!
    ju kina xhaaan, t’ju rjepim gjalle!!!!!
    Zoti e ndihte Shqiperine!!!
    Keshtu e me tutje ne delet….

  4. Eshte ne genetiken e Berishes ti tregoje ato qe di kur ndjehet i rezikuar. Vazhdimisht ka luajtur sipas interesit te tij me informacionet qe dispononte. Si ish President e ish kryeminister duhet te pergjigjet qe e ka ditur qe qytetaret e republikes e kane te pa justifikuar pasurine dhe ai nuk ka mare masat e duhura. Kryeministri Rama duhet te legjitimoje pasurine qe Berisha po i tregon qytetareve per te e bashkeshorete e tij.

  5. A ka ndonje specialist ndertimi te me spjegoje se c’kuptohet me krahasimin e gjatesive te themeleve te banesave!?
    Si funksionon ky tregues ne paraqitjen e kostos apo volumin te ngrehinave?
    A thua valle se Saliu po na del edhe ing. ndertimi me specialitetin konsrtuktor ose preventivues!
    Apo t’i marim si gjithmone idiotizmat e plakut tashme te rrjedhur e te pjerdhur.

    1. Nëse e lexon ne kontekstin tënd atëherë do gjesh përgjigjen e gabuar, nëse lexon ne kontekstin qe ka komenti atëherë nuk ka nevoje për përcaktime. Një shtëpi e cila ka gjetësin e themeleve 58 metra dhe është 3 kate ka dhe volum ne kate dhe volum ne gjatësi. Nëse e merr ne strukturën qe është ndërtuar, do te thotë se ka kosto te mëdha jo sa një shtëpi apo vile normale.
      Unë nuk e kuptoje këtë pjesën e kundërshtisë ndaj çdo fakti, nëse ti mendon ndryshe mund ta shprehesh duke e thëne si ekspert me emër dhe mbiemër.
      Nëse mendon se nuk ka vjedhje dhe korrupsion atëherë e paç veten në qafe ti dhe te gjithë qe mendojnë si ty, pasi ky tipi e ka për veti qe t’ia fusë sa me forte atyre qe i mbajnë krahun, kështu kujdes!
      P.S: Jo se ky plaku i rrjedhur dhe i pjerdhur nuk ka vjedhur, te gjithë këta janë për tu pushkatuar pasi djali i këtij dhe i disa te tjerëve mbajnë dashnoret me leket e popullit dhe djersen e hallexhinjve. Mos mendon se me dhimbset plaku me tufën e bagëtive por me dhimbset ky popull qe gjithmonë do mundohet te justifikoje hajdutin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *