• |
ide | kryesore

Zelanda e re nuk gjen asnjë agjent rus: Po të kishim, do t’i dëbonim edhe ne!

Lajme, Të fundit



Më shumë se 100 diplomatë rusë u dëbuan nga shumë vende në kuadër të sulmit me gaz nervor ndaj një ish-agjenti rus në Britaninë e Madhe. Në solidaritet me atë që ndodhi në Britaninë e Madhe, nismës iu bashkua edhe Shqipëria.

Mes shteteve properëndimore, ra në sy qëndrimi i Zelandës së Re, që e dënoi sulmin dhe mbështeti reagimin ndërkombëtar, por thotë se nuk gjeti dot agjentë të inteligjencës ruse në vend.

“Vende të tjera kanë lajmëruar se po dëbojnë agjentët e pashpallur rusë, por nuk ka asnjë individ në Zelandën e Re që t’i përshtatet këtij përshkrimi. Po të kishim, do ti dëbonin”,deklaroi kryeministrja Ardern.

Në Shqipëri u gjetën dy rusë për t’u larguar nga vendi, sekretari i parë dhe atasheu ushtarak. Në faqen zyrtare të ambasadës ruse figurojnë si sekretarë të parë tre persona: Aleksey Balashov,Aleksandër Kovalenko dhe Dimitry Krasakov ndërsa atashe ushtarak është Vladislav Filippov (në foton lart). Ende zyrtarisht nuk ka nje konfirmim për emrat e diplomatëve të larguar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *