• |
ide | kryesore

Briken Calja, medalje ari në europianin e Rumanisë

F1, Sport



Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja, është renditur i pari në stilin e shkëputjes në Europianin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Rumani, duke marrë medalje ari.

Briken Calja arriti të ngrejë në këtë stil 146 kilogramë. Ndërkohë ende nuk është zhvilluar stili i shtytjes. Peshëngritësi tjetër shqiptar, Arbëri Çerçizi është renditur i shtati.

Nga Shqipëria, Erkand Qerimaj nuk do të marrë pjesë në këtë Europian të peshëngritjes. 29-vjeçari është tërhequr nga gara pas një shqetësimi në gju. Do të mungojnë edhe Evangjeli Veli dhe Romela Begaj të pezulluara për doping.



1 Comment

  1. Bravo bravo Briken, edhe i demtuar dhe perseri mori medalje te arte, te mos kishin pasur ato probleme ky djale do kishte dominuar per shume vite ne shtange, urime urime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *