• |
ide | kryesore

Frika nga vettingu, të tjerë zyrtarë dorëhiqen nga sistemi i drejtësisë

Lajme, Të fundit



Procesi i vettingut për disa zyrtarë të sistemit të drejtësisë është pushuar, për shkak se ata kanë dhënë dorëheqjen nga puna pozicionet që mbanin.  Kështu Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka pushuar vettingun për Mirela Fanën, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë; për Sulejman Tolën, prokuror në Krujë; për Ilir Pashajn, gjyqtar pranë Shkallës së Parë Elbasan. Gjithashtu  katër ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë, përkatësisht Erlindi Basha, Etleva Sherifi, Adnand Bërdica dhe Eritan Shehu, kanë dhënë dorëheqje nga detyra dhe për pasojë procesi i vettingut ndaj tyre është ndërprerë. Ligji thotë se zyrtarët që dorëhiqen nuk mund të kthehen në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

©LAPSI.al  



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *