• |
ide | kryesore

Refuzojeni atë taksë, jo si kosovarë, por si qytetarë

1, Ide

Vendimi i Edi Ramës për të goditur me një nga taksat më të larta të rajonit udhëtarët e Rrugës së Kombit, është një akt i pastër imoral. Jo vetëm për faktin që ashtu sikurse pretendon gjithkush, ai ngre një mur të ri mes Shqipërisë dhe Kosovës. Jo vetëm për debatin zhurmëmadh të prishtinalive të etur për det. Jo vetëm për protestën e shoferëve të mauneve që u rritet ndjeshmëm çmimi i mallrave që transportojnë në të dyja anët.

Ai është një akt i pastër talljeje me gjithë qytetarët shqiptarë. 

Sidomos i tillë është argumenti që po përmendet gjithnjë e më shpesh nën tryezë, se Rilindja trashëgoi nga Berisha një “rrugë pa rrugë”, me ura të papërfunduara dhe me korsi të shqyera dhe prandaj duhet të paguajnë qytetarët që ajo të bëhet me standarde perëndimore.

Për mangësitë e rrugës nuk ka dyshim: është një gjë që e ka parë gjithkush.

Po ashtu, gjithkush ka dëgjuar, për një dekadë me radhë retorikën socialiste për 230 milionë dollarët që u vodhën nga dyshja Berisha – Basha për ndërtimin e kësaj vepre.

Sa herë në këto vite na janë shurdhuar veshët duke folur për vjedhjen e shekullit, për Lulzim Bashën që e mbylli këtë proces me procedurë, për paratë që përfunduan për lobim në SHBA, apo te miku turk i Berishës, pronari miliarder i Enkës.

Pra, gjatë gjithë periudhës së qeverisë së shkuar, por edhe sot në pushtet, sa herë kanë nevojë, Rama dhe socialistët i mbahen së njëjtës tezë: autostrada e kombit mbeti si “rrugë pa rrugë” sepse ajo ra pre e një kusarie kolosale.

Ata vazhdojnë t’i qëndrojnë kësaj ideje edhe tani që kanë pesë vite në pushtet, që kanë kryer reformën në drejtësi dhe që kanë rrëmbyer prokuroren e tyre.

Por, pavarësisht nga këto, pavarësisht nga fakti se e pranojnë se qytetarët qenkëshin vjedhur njëherë, ata kanë arritur në përfundimin se ata duhet të paguajnë sërish.

Dhe pikërisht këtu qëndron imoraliteti skandaloz i kësaj takse të lartë. Sepse përveçse i rëndë ekonomikisht dhe i papërligjur rajonalisht, ai sanksionon një parim pervers: sa herë që vjedhin pushtetarët, duhet të rifusin dorën në xhep qytetarët.  

Prandaj ky çmim skandaloz ( 10 euro vajtje-ardhje) duhet kundërshtuar. Sepse nëse e pranojmë sot parimin e vjedhjes së dyfishtë, kjo hisori nuk do të ndalojë më kurrë. Nëse kryeministri po u thotë sot shqiptarëve, paguani sërish për rrugën se i’u vodhi Berisha, ai që do t’a zëvendësojë atë nesër, nuk do të ketë më frikë të përdorë të njëjtën llogjikë: shkundni xhepat për check-up, diazlizën, dhe analizat laboratorike se paratë e koncesioneve të para i përpiu Edi Rama.  

Prandaj kjo taksë imorale nuk duhet refuzuar as si kosovar dhe as si kuksian, as si shofer dhe as si pasagjer, as si tregtar mallrash dhe as si konsumator, por thjesht si qytetar që nuk do të nëpërkëmbet.

©Lapsi.al

 

17 Comments

  1. Bushat, di ti te besh dallimin ndermjet takses dhe tarifes. Kur te shkodh ti perballe traut refuzoje. Ndersa une refuzoj edhe edhe tarifen edhe rrugen. Rama nuk e ka me mua.

  2. E gjitha fabula e këtij shkrimi të Bushatit, kërkon ti mbushë mendjen shqiptarëve se Berisha me Bashën këmbëngulën të ndërtojnë Rrugën e Kombit, edhe kundrejt një kostoje të lartë, me qëllim që ti “vjedhin” shqiptarët e Veriut e shqiptarët e Kosovës, e që Rama duke i vënë taksa të larta kalimit të kësaj rrugë, nuk paskej bërë gjë tjetër veçse paska vjedhur edhe ai si Berisha ????
    Kur u ndërtua në Itali “Autostrada di Sole” që lidhi jugun me veriun e këtij vendi, pati media kryesisht të majta që vunë ulërimat se ç’i duhej vendit një autostradë kaq e shtrenjtë e se po “vidheshin” paratë e popullit të varfër italian.
    Kjo Autostradë i ka nxjerrë shpenzimet e ndërtimit sot pas disa dekadave, shumëfish më të larta se kostoja e ndërtimit
    Të njejtën gjë bëri edhe Ajzenaueri, presidenti amerikan, por në përmasa kontinentale, që ndërtoi autostrada mijra kilometrash kryq e tërthor SHBA, edhe ai i kontestuar nga Bushatët mediatikë amerikanë.
    Italianët që e patën kontestuar Autostrada di Sole apo amerikanët që patën kontestuar Ajzenauerin, janë haruar tërësisht, por këto autostrada sollën bumin e zhvillimit ekonomik, si në Itali, ashtu edhe në SHBA.
    Edhe për ato autostrada sigurisht që u vendosën taksa për shfrytëzimin e tyre, po ama taksa të studiuara në vartësi të nivelit jetësor të qytetarëve.
    Sot po të udhëtosh në SHBA, autostradat gjigande mijra kilometrash e deri me 12 korsi, janë pa pagesë, por paralel me ta janë ndërtuar edhe rrugë nacionale me pagesë, ku paguhet një taksë deri dy dollarë për 100 milje, për t’ju siguruar udhëtarëve lëvizje më të shpejtë duke evituar mbingarkesën e trafikut të dëndur të autostradave. Po si mund t’ju marësh qytetarëve të varfër midis dy shteteve shqiptare deri në 10 euro për një vajtje e ardhje në Rrugën e Kombit ?
    Ndalo o Bushat e komento këtë vjedhje flagrante, e lere mënjanë alergjinë që ke për ndërtimin e kësaj autostrade .

  3. O komunisti i paemer me lart. E gjithe Evropa, bashke me Italine tende dhe Greqine, etj., E KANE NJE RRUGE DYTESORE SI ALTERNATIVE.
    TE DUKET GJE SI RRUGE DYTESORE ME PARAMETRA TE KALUESHEM AJO E KUKESIT PER NE PRISHTINE??????
    Ky biri i Kristaq komunistit e taeifoi rrugen pa pasur altwrnayive dytesore pa pagese nga Durresi oer Prishitne.
    E kuptove idiot pa emer?

    1. Të këshilloj o komentuesi që të ka mbytur llumi i Meros, që ta lexosh edhe njëherë komentin tim pasi të kesh pirë një çaj me kamomil e ti kesh qetësuar qelizat e trurit, e mandej do të kuptosh diçka se kush është “komunist e idiot”

      1. Patjeter qe disa komentues jane te rafinuar apo sofiste sepse kane qene spiune te sigurimit dhe i beri saliu kandidat per president! Tani keta llo-lloj tipash flasin neper TV dhe helmojne ambientin shqiptar per te mbrojtur kriminelin!

  4. Ore se permenden rruget e botes. Me aq sa di une, rruga kur ndertohet nga privati jepet me koncesion, ndersa kur e nderton shteti, kush eshte kuptimi i koncesionit dhe tolls? Ne a paguajme taksa rruge? A i vuri Rama taksat ne nafte dhe madje tallte dhe menderen para ca vitesh kur thoshte qe nuk ju gjen gje se paguat 10 leke me shume (pa TVSH!) per nje liter nafte, per mirembajtje rrugesh (mgjs ne paguajme prape taksa te tjera per rruget).
    Degjoj dhe kete lesh opozite qe thote qe taksa eshte larte. Jo or jo, taksat nuk duhet vene hic. Kur Kastrati dhe Salillari ta ndertojne vete rrugen, atehere le ta bejne me tolls po jo kur ne e kemi pagu nje here ate rruge.
    Nejse thefshin qafen te gjithe bashke, po kur dalin pergjigjet e llotarise amerikane, me thoni dot?

  5. Sado propagande te pjerdhur te bejne analistat qadriste Rama i ka te fituara zgjedhjet e 2019 dhje 2021.Pas investimit 1 mliard e gjysem euro ne rrugen e kombit tashme duhet nje investim 1 miliard e gjysem euro ne pjesen e rivieres se jugut. Kjo eshte barazi ne investime , te tjerat jane fjale pa vlere.

  6. @@@ IPaemer sikur te bejme referendum per cdo rruge apo takse,Mendon se do te kesh mbiemer pa Emer.Urime per punen koti we ke.Ishalla ke origjinen dhe sje tip dobici.

  7. Titull koti,intrigues por pa koncept.Pse i deshet rruget badiava,oh ky eshte vetem fillimi ….mbarimin e dijne keta loqet qe bejne komente kalamajsh me bythe zbathur,

  8. Refuzojeni taksen si qytetare – shume fjale e sakte! Kjo i drejtohet qytetareve!
    Sa per zagaret e Rames pastaj eshte e kote te flasesh, ata jane gadi dhe te mbllacisin bagla prej kesaj qeverie dhe te thone – Jane mjalte te embla!

  9. Shume dakort me ty Petrit, keta zagaret e Rames, gjene me te mire qe dine te bejne eshte te hane M…. e Rames!!!!
    PTU Race e keqe qe jane!!

  10. Po keta te Ramesjane race e keqe! Por raca e Berishe jane hajdute dhe kriminele! Nuk mund te shash Berishen duke mbrojtur Ramen dhe anasjelltas! Por salihet jane edhe injorante analfabete!

  11. E kush can trapin per taksa,le ti paguajne ,biles me nje kembe,kush te doje te eci me gomar ose ne kembe.Rruget behen per ata qe kane para,ta qe s’kane te rrine ne shtepi dhe te mbjellin qepe ose te shkojne ne Sarande sepse atje toka nuk ka zot dhe pushtojeni sic keni pushtuar gjithe shtetin.

  12. Ti dukesh qe je Komentues profesionist i pagiar nga KM.
    Shume dashuri ke per Udheheqesin tend te pagabieshem dhe Legjemdar.
    Po te vjedhin edhe ty, por ti nuk e kupton.

  13. Ndoqa disa segmente të debateve në Kuvend për këtë temë në video në Youtube.
    U skandalizova me diskutimet prej debili e gojë ndyri të kryeministrit shqiptar.
    Më dukej sikur fliste një nga këta injorantët që i bëjnë fresk në komentet në portale, po ajo gjuhë sharjesh deri banale për opozitën e po ai “koment” pa kokë e pa bisht.
    E dëgjova kryeministrin dymetrosh shqiptar që për tu mbrojtur nga opozita qe e demaskon për gropën e madhe të rënies së shtetit ku e ka çuar ai, të fliste përçart dukë përsëritur dhjetra herë fjalët se Luli nuk di të bëjë llogaritë arrithmetike se sa bëjnë 7 plus 7 e i del 42 ?????????.
    Vetë as e mori mundimin që ti hyjë shifrave se nuk ja ka farë idenë as të arrithmetikës së thjeshtë e lere më të njohurive ekonomike.
    Juristi i dipllomuar në Hollandë Lulzim Basha, ku po aq sa jepen njohuri për drejtësinë e shkencat juridike, jepen edhe për ekonominë, nuk ditkërka arrithmetikën e thjeshtë e ekonominë e njihka ky bojaxhiu që ka bërë mësim matematike deri në klasën e tetë apo përkthyesi i anglishtes që ai e ka bërë ministër finance.
    Kam pasur dyshimin se sikur i bien në qafë kot Ramës ata që e kanë njohur nga afër, kur thonë se ai është përdorues i drogës.
    Por duke e parë në kuvend që si burracak pasi ka sharë mbarë e prapë opozitën, sapo ngrihen deputetët e saj që ti përgjigjen, ikën me nxitim, për të urinuar apo për të marë rracionin e drogës, këtë nuk e dijmë.

  14. @@@@I paemer e gjete mbiemrin e mutit qe ke,Rama neser do te vije lakuriq ne parlament dhe ti perseri do te gjesh mbiemrin qe te mungon,je dobici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu