• |
ide | kryesore

Kapja e 613 kg kokainë/ Rama përgënjështron veten tek mediat gjermane

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar sërish qëndrim për 613 kg drogë të kapura pak javë më parë në Durrës, tani duke thënë sërish se droga u kap nga autoritetet shqiptare, pa ndihmën e atyre europiane.

Ky ishte qëndrimi që Rama mbajti fillimisht.

Por, në një intervistë të dhënë për median gjermane ‘Die Welt’ ditët e fundit , Rama pranoi se droga u kap pas bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.

Dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane. Cili ishte reagimi? “Nëse sekuestrohen 600 kilogramë, atëherë duhet të ketë shumë më shumë se aq.” Shikoni numrat që vijnë nga Roterdami apo Hamburgu dhe porte të tjera. Nëse diçka sekuestrohet këtu, nuk do të thotë që ne jemi qendra. Për çdo trafikant droge shqiptar të arrestuar, ne gjejmë qindra numra me kode ndërkombëtare në telefonat e tyre”- tha Rama në intervistë.

Ndërkohë që sot kryeministri Rama ka përgënjeshtruar intervistën e dhënë në mediat e huaja, duke thënë se ai ka vetëm një qëndrim, dhe ai është se droga në Durrës është kapur nga autoritet shqiptare pa asnjë bashkëpunim.

Postimi në Facebook para pak minutash: 

“Nisur nga intervista ime për “Die welt” (s’e kam idenë nëse saktësisht a jo, se nuk e kam lexuar versionin gjermanisht)qenka bërë lajm shqip se paskam ndryshuar qëndrim! E pavërtetë! Sepse e vërteta është vetëm një: 613kg kokainë janë kapur pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar! Kaq.” 

©LAPSI.AL 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *