• |
ide | kryesore

Pas Lezhës dhe Durrësit, Task Forca për pronat nis verifikimet në edhe në qarkun e Vlorës

Lajme, Të fundit



Një ditë pas vizitës së ministrave Etilda Gjonaj e Fatmir Xhafaj dhe ambasadores Romana Vlahutin në Vlorë, Task-Forca nis verifikimet në këtë qark. Mësohet se Task-Forca do të ketë takime në Prefekturë, ZVRPP dhe Avokaturën e Shtetit.

Ditën e martë, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pasi kanë vizituar fillimisht Bashkinë e Vlorës, i janë drejtuar Pallatit të Kulturës teksa kanë zhvilluar një takim pa praninë e mediave me punonjës së Hipotekës së qytetit bregdetar dhe të ALUIZNI-t e më pas me qytetarë të interesuar për çështjen e pronës.

Pas takimit që ka zgjatur rreth 90 minuta, Vlahutin ka theksuar se prona private është një e drejtë themelore dhe si e tillë është e panegociueshme për BE,
“E nisëm nga Vlora takimin për pronat për shkak të problematikës që pikërisht Vlora mbart. Ky udhëtim është fakt mbledhës, ndërsa në fokus janë dëgjesat me qytetarët. Prona privat është një e drejtë themelore dhe si e tillë është e panegociueshme për BE, ndërsa gjatë 27 viteve është krijuar një kaos me pronat teksa pronarë të trojeve 300 vjeçare ende nuk mund të regjistrojnë dot pronat e tyre. Njerëzit kanë pritur gjatë ndaj ka ardhur koha që ky problem të gjejë zgjidhje”, ka deklaruar ndër të tjera ambasadorja e BE së Romana Vlahutin.

Më pas, ambasadorja e BE ka zhvilluar një takim me prokurorët dhe gjyqtarët e Vlorës. Pas këtij takimi ajo ka theksuar se, “abuzimi që ka ndodhur në 25 vjet është mjaft i rëndë”.

Dy ditë më parë në një dalje publike, ministrja Gjonaj ka paralajmëruar një reformë të thellë të pronës, që do të kryejë qeveria. Sipas saj, reforma ka nisur me pezullimin e përkohshëm te lëshimit dhe regjistrimit të AMTP-ve në zonën e bregdetit, kjo për shkak të abuzimeve dhe të korrupsionit të jashtëzakonshëm të identifikuar në këto zona.



1 Comment

  1. perse shteti dhe evropa nuk ben nje verefikim te tille edhe ne zonat urale dhe gjith territorin shqiptare por vetem aty ku grabitet shteti po ku grabitet populli pse nuk duken na grabiten per nji shekull dhe kryesisht ne 27 vite ne menyre te organizuar dhe askush nuk jep shpjegim dhe mban pergjegjsi kerkojme kthimin fizik te prones eshte do te kalojme ne vetgjyqesi ,pastaj pasojat i fatorohen shtetit kriminel qe grabit mashtron dhe nuk justifikon pergjegjsit ne qeverisjen e vedit por qe taksat i kerkon deri me 1 por as ato nuk i meriton sepse eshte klasa politike qe tashme nuk meriton votbesim ndjekje pas respekt dhe te drejte qeverisje perderi sa jan te pandershem mashtruesa dhe grabites te hapur ,nen emrer te pushtetit dhe ligjit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *