• |
ide | kryesore

Përgjimet/ Jaeld Çela kontaktoi me Orest Sotën, trafikantët flasin për “kushot e ministrit”

Kryesore



Përgjimet e telefonave që zbulon dosja e prokurorisë së Krimeve të Rënda për Jaeld Çelën, ish Drejtorin e Policisë së Vlorës japin një panoramë të plotë, sesi funksiononte zinxhiri i komunikimit nga kultivuesit e kanabisit deri tek drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe anasjelltas.

Në telefonatat e përgjuara dalin, që nga shqetësimi për punëtorët e parcelave e deri tek kontaktet me njerëzit e afërt të Saimir Tahirit. Dhe njeriu që i bashkon të gjitha fijet është ish Drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Ish polici jeton në arrati, por tabulatet e kompanisë telefonike tregojnë se komunikimi i tij shkonte në njërën anë me kultivuesit e kanabisit, në anën tjetër me njerëzit pranë ish ministrit Tahiri, më saktë me Gentian Cakën, shoferin e ish ministrit të Brendshëm dhe me Orest Sotën, mikun e tij biznesmen.

“Nga tabulatet telefonike dhe qelizat e perdoruara gjate thirrjeve telefonike, te kryera nga numrat telefonike celulare 069 88 17 152, 069 46 83 312 dhe 069 38 96 070, te rezultuar te regjistruar ne emer te shtetasit Jaeld Çela, njoftohet per komunikime te kryera me Florian Habilaj, Gentian Ceka dhe Orest Sota” thuhet në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Orest Sota është një biznesmen i ri, mik i Saimir Tahirit. Të dy kanë dalë publikisht, kur Ministria e Brendshme i dha kompanisë së Sotës tenderin për rikonstruksionin e komisariatit nr.6 në Tiranë. Por Sota u bë i famshëm, kur u kap nga policia me 800 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit dhe bashkëshortes së tij në makinë.

DETAJET E REJA/ Në celularin e Orest Sotës, mesazhet me bashkëshorten e Saimir Tahirit

Si i justifikoi Lefter Sota 863 mijë euro në Prokurori

Ishte Gentian Caka, shoferi i Saimir Tahirit që shpjegoi se patentat e Tahirit dhe bashkëshortes së tij i kishte harruar në makinën e Sotës.

Komunikimet e tyre me Jaeld Çelën janë risi. Në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk dihet se për çfarë bisedonin njerëzit e Tahirit me ish drejtorin e policisë që dilte garant për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në Vlorë.

Në anën tjetër të lojës janë kultivuesit dhe trafikantët e kanabisit. Bie në sy emri i Moisi Habilajt. Komunikimi i kultivuesve ka qenë intensiv nga dy ish policë të tjerë, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila, të dy të shpallur në kërkim.

Janë të njohura përgjimet e dosjes italianë në peshkarexhën Fatima, kur Moisi Habilaj i mburret trafikantëve italianë sesi bashkëpunon me policët.

Përgjimet AUDIO, trafikantët: Dhuratë 15 mijë euro për Saimirin!

Krimet e Rënda zbulojnë përgjimet e kultivuesve të kanabisit. Një prej tyre, Taulant Haxhiraj flet për garancinë që i ishte dhënë nga policia, sesi ShISH kishte nisur përgjimet dhe sesi pritet një përgjigje nga “kushot e ministrit”.

Dosja e plotë e Prokurorise se Krimeve te Renda e publikuar sot nga PD, mund të lexohet më poshtë:

 



6 Comments

    1. Leri “mediat legene” apo kazanë plehrash, siç i quan shefi tënd o Gusho.
      Po a nuk ishin prokurorë që kërkuan arrestimin e Tahirit mbi këto fakte, e doli partia e ripjelljes që ta mbrojë për ti dhënë pafajsinë ?
      Sot në Shqipëri më të kërcënuarit nga regjimi autokratik i Ramës, janë gjykatësit e prokurorët që nuk i shkojnë pas avazit atij, pasi dihet që të famëshmin Veting, ai po e përdor si kobure për të qëlluar cilindo që nuk e korrupton dot.
      Nuk është “legeni i mediave” ai që rrezikon shkatërimin e drejtësisë në Shqipëri, por është tepsia e madhe e pushtetit të Ramës, që vetëm kërcënon majtas e djathtas duke përsëritur gjithmonë “nuk keni parë gjë akoma se çdo të bëj”
      Nëse ti o Gusho trimi të paska dhënë mundësinë që të vesh para me trafiqe droge, mallkimin e kësaj droge e paç tek vetja e të afërmit e tu.

  1. ua ca provash… ku jane te rejat ketu prape me ate gomonen ju… mire alibe vrroma
    po dhe ju??? ngjyjeni me mire lapsin here tjeter

  2. Provat jane per ato qe kane sy, per ato qe kane gjykim. Per ato militantet qe kane koken plot bajga pastaj te mbushur nga Ripjellja, nuk vlejne as prova as fakte.
    Pse rri ne arrati ai ish-Drejtori i policise Vlore? Tabulatet e tij jane prova te lidhjes tij sa me trafikante sa me shoferin e Tahirit dhe ate Soten e famshem 22 vjecar mikun e Tahirit (dhene tender ne MB), qe u kap me 1 milion Euro ner makine e qe nuk i vertetohej burimi.
    Sot jane bisedat telefonike te regjistruara ato qe nuk lejojne manipulim. Dhe keto biseda flasin qarte per lidhjet Trafikante-Drejtor policie-Shofer i Tahirit- Sota i Tahirit. Ka dhe dhurata per Tahirin nga Habilajt. Ka dhe makine te Tahirit te blere nga Habilajt e te perdorur bashkarisht Habilaj-Tahir.
    Ne se pritet qe prove te quhet vetem pohimi i Tahirit, kjo po mund te quhet mungese provash.
    Sepse Tahiri foli, tha “Nuk keni pare gje akoma”! Atij qe ja kopjoi keto fjale, ai e mori menjehere ne mbrojtje pas atij mesazhi.
    Nga “Ministri me i suksesshem”, u be “Dru i shtrember”, pastaj ky “Dru i shtrember” u mbrojt me vota rilindIdjotesh ne kuvend qe temos i hiqej imuniteti perballe drejtesise.
    Fraza-parrulle “Nuk keni pare gje akoma”, e shpetoi Tahirin, autori i kesaj fraze e kuptoi mesazhin dhe e mbron Tahirin (kur ne fakt mbron vehten me teper se sa ate Qorrin e vogel, aq te suksesshem ne trafikun e droges).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *