• |
ide | kryesore

Qeveria miraton kontratën e ndërtimit të Rrugës së Arbrit, a do të kemi sërish taksë kalimi?

Lajme, Të fundit
rruga-e-arbrit-publikohen-detajet-e-projektit-te-kompanise-kineze_1492065032-7432514.jpg



Qeveria miratoi sot kontratën për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Kontrata u firmos në shkurt të këtij viti mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë Gjoka sh.a.

Ndërtimi i Rrugës së Arbrit do të kushtojë 240 milionë euro dhe shteti do të marrë përsipër të likuidojë kontraktorin brenda një periudhe 13-vjeçare.

Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij. Ai gjithashtu do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës gjatë të gjithë periudhës së koncesionit.

Qeveria pret që shoqëria e kontraktuar të nisë punimet brenda vitit. Rruga e Arbrit konsiderohet si një vepër e vështirë nga pikëpamja inxhinierike, për shkak të relievit në të cilin kalon.

Nuk dihet nwse, pas pwrfundimit, edhe Rruga e Arbrit do tw bwhet me pagesw, ashtu si Rruga e kombit.



2 Comments

  1. Ta shohim deri atehere do na kete ardhur ne pushtet lulushi ,dhe do ja shohim burrnine po besoj qe do e beje se edhe ky si edvini me te njejtin grup oligarkesh eshte i lidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *