• |
ide | kryesore

Skandali i privacisë/ Revista Playboy mbyll llogarinë në Facebook

Stil



Playboy ka njoftuar zyrtarisht se ka mbyllur llogarinë e saj zyrtare në Facebook. Ky vendim i revistës lifestyle për meshkuj vjen pas skandalit të privatësisë që ka përfshirë gjigandin Facebook së fundmi.

Me 25 milionë ndjekës në këtë rrjet social, Playboy i është bashkuar nismën globale për të mbyllur llogarinë në Facebook.

“Lajmet e kohëve të fundit rreth keqadministrimit të dyshuar të të dhënave të përdoruesve në Facebook, kanë forcuar vendimin tonë për të pezulluar aktivitetin në këtë platformë për momentin”, – njofton Playboy.

Kompania thotë gjithashtu se nuk dëshiron të jetë përgjegjëse për ndonjë shkelje të mundshme të privatësisë së 25 milionë fansave të saj në faqe të ndryshme të Playboy në Facebook.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur një hetim nga Komisioni Federal Amerikan i Tregtisë lidhur me praktikat e kontrollit të privatësisë nga Facebook.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *