• |
ide | kryesore

Trump dhe Merkel ‘marrëveshje’ për të goditur Kinën

Planet



Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel diskutuan sot për çështjen e tarifave doganore gjatë një bisede telefonike, ku të dy liderët mbështetën idenë e një bashkëpunimi për t’iu kundërpërgjigjur politikave tregtare kineze dhe sjelljes ndaj sipërmarrjeve.

“Trump dhe Merkel biseduan për të bashkuar forcat për t’iu përgjigjur praktikave të padrejta ekonomike të Kinës dhe përvetësimit të paligjshëm të pronës intelektuale”, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Javën e kaluar Trump konfirmoi një seri tarifash mbi çelikun dhe aluminin, duke bërë përjashtime për shumë aleatë, përfshirë edhe shumicën e vendeve europiane.

Megjithatë Kina është goditur nga këto tarifa mbi importin që janë 25% mbi çelikun dhe 15% mbi produktet e aluminit.

Madje, Trump njoftoi edhe tarifa prej 50 miliardë dollarësh që shënjestrojnë Kinën për atë që Shtëpia e Bardhë e konsideron si praktikë të gjatë të tregtisë së padrejtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *