• |
ide | kryesore

VIDEO/ Makina del nga rruga, përplas një person për vdekje

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi u shënua pasditen e së mërkurës në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45 pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, kur një mjet tip Wolksvagen me targa AA 787 RZ me drejtues shtetasin D.K. ka aksidentuar një shtetas, ende i paidentifikuar, i cili udhëtonte me biçikletë.

I dëmtuari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa mjeti përfundoi brenda një biznesi të vogël buzë rrugës.
Drejtuesi i mjetit është ndalua nga Policia Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshëm procedurale. Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

https://youtu.be/5dttB7EclFk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *