• |
ide | kryesore

FOTOLAJM/ Të qeshur dhe me përqafime, Kotzias mbërrin në Tiranë, takohet me Bushatin

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias mbwrriti mesditën e sotme në Tiranë, ku do tw mbajw një takim kokë më kokë me homologun shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Kjo vizitë vjen thuajse dy javë nga dhënia e autorizimit nga presidenti Ilir Meta, për lëshimin e plotfuqishmërisë për grupin negociator.

Ndërkohë, ende mungon data e vizitës së kryeministrit grek, Alexis Tsipras, në Tiranë, vizitë në të cilën kryeministri Rama ka deklaruara se do të firmoset një dokument i ri i i miqësisë dhe bashkëpunimit strategjik me fqinjin tonë jugor.

E ndërsa grupet negociatore pritet të ulen për një marrëveshje të re për detin, palët janë optimiste për mbylljen e të gjitha çështjeve që kanë ndarë palët prej vitesh. Ndër to është abrogimi i “ligjit të luftës” me Shqipërinë nga Greqia. Kotzias vjen në Tiranë për një vizitë disa-orëshe, pasi destinacioni i tij është Vjena, ku do të diskutohet me palën maqedonase për emrin.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *