• |
ide | kryesore

Sot nis beteja për kullat prapa Teatrit Kombëtar, prona pritet t’i kalohet Ministrisë së Kulturës

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme është parashikuar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të diskutuar dhe votuar kalimin e tokës pas Teatrit Kombëtar në varësi të Ministrisë së Kulturës, zonë e cila më pas siç dihet do të shkojë në duart e ndërtuesve që do të bëjnë godinën e Teatrit, e si përfitim do të marrin lejen për ndërtimin e disa kullave, 7 në total.

Këshilltari demokrat Fabian Topollaj shprehet në rrjetin social se nesër opozita në Këshillin Bashkiak duhet të jetë e bashkuar pasi duhet të bllokojë aferën e ndërtimit kolosal pas godinës së Teatrit Kombëtar. Që maxhoranca të kalojë projektvendimin duhen 3/5 e votave, ose konkretisht 37 vota.

Aktualisht në Këshillin Bashkiak PS zotëron 25 vota, LSI 4 e PR-ja 1. PDIU ka 3 vota ndërsa FRD një votë.



2 Comments

  1. Ju lutem keshilltar te Bashkis se Tiranes. Te gjithe ju ndjekin sot. Mbroni Tiranen historike…truallin e Teatrit Kombetar. Eshte toka juaj. Te paret jua kane lan. Kush mos ta preki se vdesim të tan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *