Udhëheqësi i Koresë së Veriu, Kim Jong Un dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In do të takohen më 27 prill në zonën e çmilitarizuar që ndan dy vendet kundërshtare, në fshatin Panmunjonm.
Marrëveshja për takimin e nivelit të lartë ndër-korean u arrit disa ditë pasi Kim Jong Un-i zhvilloi një vizitë të papritur në Kinë, udhëtimi i tij i parë ndërkombëtar që nga marrja e pushtetit në 2011 pas vdekjes së babait të tij, Kim Jong Il.
Sipas autoriteteve në Pekin, Kim-i i konfirmoi Presidentit kinez Xi Jingping angazhimin e tij për çarmatosjen bërthamore të gadishullit korean si dhe për bisedime me Seulin dhe Uashingtonin.
Të dërguarit e Phenianit dhe Koresë së Jugut do të takohen përsëri të mërkurën e ardhshme, më 4 prill, për të finalizuar detajet e takimit mes dy udhëheqësve.