• |
ide | kryesore

Terroristi tenton të shtypë ushtarët me makinë, parandalohet tragjedia në Francë

Planet



Një akt terrorist u parandalua në Grenoble të Francës ditën e sotme. Raportohet se një person ka tentuar të futet me makinë mes një grupi ushtarësh, në rajonin e Isere, pranë kufirit me Italinë.

Mësohet se grupi i ushtarëve ka arritur të shpërndahet momentet e fundit, duke shmangur kështu makinën.

Sipas Tgcom,  personi ende i paidentifikuar, që drejtonte makinën, një ‘Peugeot 207’ të zezë, arriti të largohej nga vendi i ngjarje.

Policia ka nisur hetimet si dhe kërkimet për kapjen e agresorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *