• |
ide | kryesore

Thaçi: Vizita dhe arrestimi i Gjuriç në Kosovë orkestrim i Serbisë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se arrestimi i shefit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, ishte orkestruar nga Serbia me qëllim krijimin e situatave të komplikuara.

Sipas Thaçit, për këtë skenar të Serbisë kanë qenë të njoftuara të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

“Ajo që ka ndodhur në Veri në ditët e fundit, jam i bindur në atë që e them, ka qënë një orkestim i shteti të Serbisë që të krijojë situate të komplikuara dhe skenare të përgatitura nga Serbia.

Institucionet dhe Policia e Kosovës nuk kanë pasur mundësi tjetër të intervenimit, është e rëndësishme ai ka dalë në një vend ku nuk ka pasur leje dhe Policia e ka kryer punën e vetë.

Sa i përket skenarit të Serbisë, kanë qenë të njoftuara të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare” – u shpreh Thaçi në emisionin “Jeta në Kosovë”.



1 Comment

  1. Nese ishte orkestrim serb… cdonin policet shqiptare ne ate show policor ?

    Nese arrestimi ne keni bere sipas ligjit .. nuk ke pse dridheni si kurvat tani .. jo po keshtu e jo po ashtu.

    Dilini per zot verprimit qe bete. Nese e meritonte , ne sikter vafte ai dhe Vucici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *