• |
ide | kryesore

Gjykata hedh poshtë zgjedhjet në FSHF, mesazhi që Fino i dërgon tani Dukës

Sport



Ish-kandidati për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino ka reaguar pas lajmit se gjykata nuk ka regjistruar zgjedhjet për presidentin e këtij institucioni duke mos e pranuar fitoren e Armand Dukës.

Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar të regjistrojë zgjedhjet duke konstatuar shkelje me listën e anëtarëve që votuan më 7 shkurt. Gjykata e Tiranës vendosi të mos regjistrojë as vendimet për kreun e FSHF-së dhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Tani Bashkim Fino thotë këto shkelje ai i konstatoi që gjatë procesit.

“Pasi konstatova dhe denoncova publikisht paligjshmërinë e funksionimit të FSHF, mënyrën se si i manipuluan zgjedhjet, duke futur persona të pautorizuar dhe shoqata te paregjistruara, bashkë me stafin tim, vendosëm të ndjekim rrugën ligjore. Kisha besim te drejtësia dhe ajo u shpreh sot, duke mos e regjistruar Asamblenë Zgjedhore të datës 7.02.2018.

Përshëndes shpresën që dha sot drejtësia, që çdo manipulim, nuk do ketë sukses para ligjit. Ky ishte një mesazh për të gjithë viktimat e këtij sistemi, që Armand Duka nuk kanë për të pasur më sukses me metoda të paligjshme. Procesi vazhdon edhe në KAS-in shqiptar dhe sidomos në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Për një futboll të pastër dhe të drejtë!” – thuhet në reagimin e Finos. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. ta gezoni ppsh e re.duhet te filloni te kendoni kengen oj enver hoxha…… por edi rama tu nxifte jeta,se pojau nxin jeten e ju rrini si pula apo sic fha dje ne parlament…….

  2. Manipulim mund te jete kjo qe ieshte bere gjykates, sic po shohim kohet e fundit qe po ndodh vetem me sundimine prokurorise, e gjykatesve nga diktatoriRAMA. Ky na flet per drejtesi rilindase qe eshte kapur ngamaja, ederi ne kembe nga mafia e kuqe rilindase. XHUXHI, duhet ta dije se gjate zgjedhjeve ne F, SH, F kishte komisionere nga FIFA, e UEFA. te cilet nuk paten pretendime e zgjedhjet ishin te mira, e u aprovuan nga ato organe, keshtu qe c;kerkon ky rrumduku rilindas kuqal? Ky kerkon qe ta marre postin me vendim partie, andaj i ka dhene vehtes te drejte, SI GJITHMONE.

  3. Manipulim mund te jete kjo qe ieshte bere gjykates, sic po shohim kohet e fundit qe po ndodh vetem me sundimine prokurorise, e gjykatesve nga diktatoriRAMA. Ky na flet per drejtesi rilindase qe eshte kapur ngamaja, ederi ne kembe nga mafia e kuqe rilindase. XHUXHI, duhet ta dije se gjate zgjedhjeve ne F, SH, F kishte komisionere nga FIFA, e UEFA. te cilet nuk paten pretendime e zgjedhjet ishin te mira, e u aprovuan nga ato organe, keshtu qe c;kerkon ky rrumduku rilindas kuqal? Ky kerkon qe ta marre postin me vendim partie, andaj i ka dhene vehtes te drejte, SI GJITHMONE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *