• |
ide | kryesore

Hakmarrja e Moskës/ Ministri i jashtëm rus thërret në zyrë ambasadorin shqiptar

Lajme, Të fundit



4 ditë më parë në ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme hyri ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin. Atij iu komunikua vendimi për largimin nga Tirana të atasheut ushtarak, Vladislav Filipov dhe sekretarit të parë të ambasadës, Alexey Nikolaevich Balashov. Përgjigjja e Moskës nuk vonoi. Të enjten u mësua se qeveria ruse ka kërkuar largimin nga vendi i tyre të 150 diplomatëve nga të cilët 60 janë amerikanë.

Ministria e Jashtme Ruse njoftoi sot zyrtarisht se ka thirrur një e nga një të gjithë ambasadorët e vendeve të cilët iu bashkuan qëndrimit amerikan dhe britanik për të larguar diplomatë rusë. Mes këtyre 23 vendeve ka qenë edhe Shqipëria. Burime diplomatike thanë se ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka thirrur në zyrë edhe ambasadorin e Shqipërisë në Rusi Arben Gazioni të cilit i është dorëzuar një notë proteste.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ka njoftuar ambasadorët e shumicës së vendeve që urdhëruan dëbimin e diplomatëve rusë se një numër i barabartë diplomatësh të tyre janë shpallur persona non grata. Me këtë logjikë pritet që nga Moska të largohen 2 diplomatë shqiptarë., por edne nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë çështje.

Dëbimi i dy diplomatëve shqiptarë vjen si përgjigje që Rusia po u jep të gjithë vendeve të cilët mbështetën Britaninë e Madhe pas helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Me kete logjike????? Fare! Moska nuk debon perfaqesues se nje vendi qe, mesa duket, e ka nen shenjester apo, edhe me keq, vasal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *