• |
ide | kryesore

Jep dorëheqjen papritur kryeprokurori i Elbasanit i emëruar nga Arta Marku

Lajme, Të fundit



Kreu i prokurorisë së Elbasanit, Ardjan Nezha ka dhënë dorëheqjen nga ky institucion.

Mësohet se Nezha i ka paraqitur Prokurores se Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, dorëheqjen e tij. Ai ka paraqitur si pretekst arsyet shëndetësore në kërkesën e bërë prej tij, por burime për ‘News 24’ pranë Prokurorisë bëjnë me dije se dyshohet që shkak për dorëheqjen të jenë bërë konfliktet me kryeprokuroren Arta Marku.

Nezha zëvendësoi në këtë detyrë prokurorin Dritan Gina, për të cilin ka nisur edhe një hetim disiplinor, pasi kundërshtoi dorëzimin e detyrës me argumentin se Kryeprokurorja e Përkohshme nuk kishte kompetencat e lëvizjes së Prokurorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *