• |
ide | kryesore

Kokaina e Xibrakës, nipi i Enver Hoxhës kërkon pafajësi

Lajme, Të fundit



Nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, nuk heq dorë nga kërkesa për pafajësi në lidhje me akuzat që e lidhin me laboratorin e përpunimit të kokainës në “Xibrrakë”.

Hoxha i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda që caktoi për të 6 vjet e 8 muaj burg.
Dosja në ngarkim të tij dhe të bashkëpandehurve është regjistruar në Gjykatën e Lartë, ku pritet të shqyrtohet nga një Kolegj Penal i kryesuar nga gjyqtari, Artan Zeneli.

Sipas të dhënave, vendimi i Apelit është kundërshtuar edhe nga të pandehurit Klement e Arjan Dalipi. Ndërsa Prokuroria nuk e ka kundërshtuar vendimin.

9 të pandehurit e dosjes, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total.

Në nëntor 2017, Apeli i Krimeve uli ndjeshëm dënimet e dhëna ndaj tyre, pasi pranoi zbatimin e gjykimit të shkurtuar, duke i ulur çdo të pandehuri një të tretën e masës së dënimit. /abcnews



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *