• |
ide | kryesore

Komandantët vrasës të UÇK-së

1, Ide



Ish komandantet e UÇK-së që sot drejtojnë Kosovën, kanë marrë mbi supe me një akt të vetëm, etiketën e vrasësve të paskrupullt, të cilën kërkojnë t’ua ngjisin me ngulm ish armiqtë e betejës së dy dekadave më parë. Vendimi i tyre për të çuar drejt ferrit gjashtë qytetarë turq, të shpallur pa prova dhe fakte si terroristë nga regjimi despotik i Erdoganit, është një krim i paskrupullt, cinik dhe vrastar.

Shumë kolgë të mi në Prishtinë dhe në Tiranë e kanë dëshmuar tani me fakte dhe argumente paligjshmërinë e kësaj vendimmarrje, shkeljen e Kushtetutës së Kosovës dhe përdhosjen e konventave ndërkombëtare.

Por, ajo që mua më shqetëson më shumë në këtë rast, nuk është mosrespekti për ligjin ndaj të cilit pothuajse jemi bërë imunë në këto anë, por psiqika kriminale e këtij akti.

Sepse ata që kanë vendosur të ulin poturet përballë kërkesës absurde të Erdoganit, përveçse shtetarë të detyruar dyfish të zbatojë rregullat e vendit të tyre, janë njëkohësisht edhe qenie njerëzore, qytetarë, familjarë.

Dhe si të tillë ata kanë qenë të ndërgjegjshëm që po kryenin një krim. Ata e kanë ditur se mësuesit që po deportonin drejt Anadollit, nuk do të kishin aty, as një proces të ndershëm, as një gjykim të drejtë, as rregulla demokratike loje.

Ata kanë qenë të vetëdijshëm se po i dërgonin drejt një burgimi kapital, se po i ndanin përfundimisht nga familjet e tyre, duke i rrezervuar fatin e mijëra gazetarëve, intelektualëve dhe pedagogëve, që një regjim i çmenduar po i mban nën një terror të vazhdueshëm, që prej grushtit ushtarak të shtetit të korrikur së 2016-ës. 

Por, megjithëse i dinin të gjitha këto, ata e lejuan rrëmbimin, i dërguan me kokën në thes drejt një avioni fantazmë dhe firmosën me përbuzje të ftohtë fatin e tyre të ardhshëm.

LEXO ME TEJ:

Debati/ A po i shesin shqiptarët mësuesit gylenistë tek vëllai Erdogan?

Pikërisht ky cinizëm, ky mosrespekt për dinjitetin njerëzor, kjo gjakftohtësi në shkatërrimin e jetëve, paralel me debatin për mosrespektimin e ligjit në Kosovë, hap një diskutim ndoshta dhe më të madh, që ka të bëjë me profilin kriminal të atyre që drejtojnë sot këtë shtet. 

Prej kohësh nga Serbia, nga Dik Marti, nga hetuesit ndërkombëtarë, komandantët që kanë pushtetin në Prishtinë janë akuzuar për krime monstruoze, për vrasje dhe përdhunime serbësh, për ushtrimin e të njëjtave praktika edhe ndaj bashkatdhetarëve të tyre, për grabitje pronash, trafik organesh dhe në fund edhe për zhdukje dëshmitarësh.  

Disa nga këto akuza nuk janë vërtetuar kurrë në gjykata, disa të tjera ne i kemi përqeshur, ashtu si çdokush mund të tallet me pandehmat që i kapërcejnë kufijtë e imagjinatës, ndërsa disa të tjera, ne thjesht i kemi shpërfillur, me argumentin se ata që kanë dalë të rrezikojnë jetën për liri, nuk mund të jenë keqbërës kaq banalë.

Por, fatkeqësisht, në këtë debat që prej vitesh qëndron pezull, sot peshorja ka anuar në dëm të ish komandantëve. Ngjarja e fundit, shkatërrimi cinik i jetëve të atyre mësuesve që janë përpjekur t’u edukojnë edhe fëmijët, nuk ndryshon në thelb nga gjakftohtësia me të cilën u kryen krimet e fundshekullit të shkuar.

Pas kësaj që ndodhi gjithëkush mund të ngrejë një pyetje të ligjshme: Pse kur janë në gjendje të veprojnë si banditë nën petkun e shtetarit, nuk e paskan bërë më keq edhe nën uniformën e luftëtarit ?

Pse kur nuk paskan skrupuj të shkatërrojnë jetë politikisht, paskan hezituar t’a bëjnë këtë edhe privatisht?

Këto janë dilemat që ngrihen pas aktit kriminal të dorëzimit të gjashtë qytetarëve turq në duart e një regjimi që nuk do të tregojë pikë mëshire ndaj tyre.

Dhe duam apo nuk duam ne, ato i njësojnë liderët e sotëm të Kosovës me identikitin kriminal që është skicuar për ta në Berograd: si vrasës cinikë, krejt indiferentë ndaj të drejtave njerëzore dhe tërësisht mospërfillës ndaj jetëve të pafajshme.

Ironia është se për të vërtetuar këtë u desh një lakmues i veçantë si vëllau ynë musliman, Rexhep Taip Erdogan.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Edhe Shqiperine deboi dy diplomate ruse se I tha Europa,edhe vellezerit kosovare bene te njejten gje sepse I tha Erdogan.Turqia eshte i vetmi I shtet qe ne 1991 qe nuk ka patur viza per shqipetaret.Dorezimi I mesuesve turq eshte ne genin tone,jemi te beses mbas ktheses.

  2. Bushat cdo e keqe ka edhe te mira ,e cpune kane turqit ne keto ane ?Le te vene mend te tjeret e te mos vijne ne viset tona per asnje gje ,skemi nevoj per turq qofshin edhe mesues ,pastaj turq, ishin njerez te kategorive te ulta te rraces njerzore ,shume mire bene qe i dorezuan ,ska nevoje shqiperia por edhe kosova per turq .Qenke nxe keq ndoshta nga qe je musliman ,une si i krishtere as mu prish qederi perkundrazi u entuziasmova,Larg Turqit nqs duhet zhvillim.

  3. rama,ramush,xhafa e erdogan jan krymba qenefi rzs bash bakan.po sikur franca ta qonte ramushin ne serbi.ani kujt ja qojn shokut vella te rames drakulles ERDOGAN.

  4. E tepert, shume e tepert, te akuzosh luftetaret e lirise si vrases te paskrupullt. Ne lufte çdo mendje racionale e di sa e veshtire eshte te ndash kriminelin nga luftetarin (ushtarin e lirise) per sa i perket turqeve qe u depertuan ne Turqi e kam te veshtire ti gjykoj kur nuk kemi dokumentacionin e duhur. Presidenti, Kryeministri i Kosoves reaguan publikisht kundra ketij akti. Turqia eshte nje popull vella me shqiptaret na pelqen apo nuk na pelqen Erdogani. Ne momentet me te veshtira te shtetit shqiptar Turqia ka qene mbrojtesja jone. Me kete nuk them qe pranoj te shkelen te drejtat e njeriut dhe ligjet nderkombetare por nuk mundemi te harojme historine tone te perbashket.

    1. Jam dakord me ty ne cdo rresht. Eshte turp te quesh komandantet e UCk vrases e aq me teper tua besh CV duke permendur shpifjet e Dick Martit. As vete serbet nuk i perdorin aq shpesh shpifjet e “shtepise se verdhe” apo te tjera fantazira serbo-Dick martse. Te vije ky krahasim nga nje prej gazetareve me te njohur shqiptar eshte vertete shume e turpshme..

  5. “Komandantët vrasës të UÇK” ??
    Pamvarësisht se shkrimi bën fjalë për një veprim jo fort të justifikuar të ndonjë zyrtari të Kosovës, ky titull me një akuzë përgjithësuese për “komandantët e UÇK” i vjen në ndihmë propogandës serbe e ruse.
    Që ka edhe “komandantë” të UÇK, që gjatë luftës kundër barabarive të Millosheviçit në Kosovë, kanë bërë veprime jashtë ligjeve të luftës, kjo mund të jetë e vërtetë, por ajo luftë nuk u zhvillua midis dy ushtrive të dy shteteve të barabarta, por midis një ushtrie pushtuese të një shteti agresiv, e një ushtrie vullnetare jo fort të kontrollueshme që si qëllim kishte mbrojtjen e popullsisë civile e çlirimin e Kosovës, pra një një lufte çlirimtare.
    Të mos harojmë se pjesë e barabarive të ushtrisë serbe në Kosovë, u bë edhe një pjesë e popullsisë serbe që jetonte në ato treva e më keq akoma, pati edhe nga ata “shqiptarë të mirë” për serbët që bashkëpunuan me pushtuesit serbë, si spiunë të Serbisë.
    Nuk pajtohem kursesi me mënyrën e qeverisjes së Erdogantit e raprezaljeve që po bën ai ndaj opozitës e mediave turke , pas tentativës për puç ushtarak për ta rrëzuar ate nga pushteti.
    Por sa i takon qëndrimit ndaj Kosovës, pamvarësisht nga qëllimet me prapaskena jo fort të kjarta të natyrës religjioze, shteti turk mbajti qëndrimin më të vendosur ndaj ndëshkimit të dhunës e krimeve të ushtrisë serbe në Kosovë, e ishte ndër shtetet e para që njohu shtetin e pamvarur të Kosovës.
    Duhen ndarë gjërat midis konsideratave për Erdoganin, e të mos kalojmë ne teprimet për të dalë me akuzën e serbëve se UÇK qënka komanduar nga kriminelë të lidhur me Turqinë, akuzë me të cilën justifikohej e vazhdon të justifikohet shteti serb , për genocidin që ushtroi në popullsinë civile shqiptare të Kosovës.
    NATO ndërhyri në Kosovë e Serbi, pikërisht në kohën kur opinioni publik botëror e kuptoi, se Serbia nuk po luftonte si “shpëtimtare e krishterimit” e perëndimit kundër shqiptarëve myslimanë “të ardhur nga Turqia”, siç vazhdojnë akoma të abuzojë nje pjesë e propogandave të politikës serbe, por për të mbajtur me dhunë e me forcën e krimit e vrasjeve e dëbimeve masive të popullsisë civile të Kosovës.
    Ka gjithashtu vërtetë në Kosovë shqiptarë fanatikë myslimanë, që me injorancën e tyre, i erdhën në ndihmë propogandave serbe, duke ju bashkuar grupeve terroriste islamike.
    Por kush e justifikonte luftën me motive fetare ?
    A nuk ishin serbët qe e privuan Kosovën nga shkollat duke e detyruar që një pjesë e madhe e popullsisë së saj të katandisej analfabete, e që vrisnin fëmijë, gra e pleq gjoja në emër të vlerave të krishterimit ?
    Do të vijë sigurisht dita kur shteti i pamvarur i Kosovës, të konsolidojë edhe drejtësinë, e ndonjë “komandant UÇK” me prirje kriminale, të marë ndëshkimin që meriton.
    Por nuk ka sepse të përgjithësojmë të gjithë komandantët e UÇK si kriminelë.

  6. Bishat je ngutur pak(kuptohet dhe nga ‘w”-te qe nuk ke nderruar me ‘ë’-te). Ishin ne lufte me serbet dhe vrasje ka pasur. Kjo eshte kerkese e Turqise dhe nuk mund te krahasohet me veprimet luftarake te 1998es

  7. Kush eshte ky piciruk qe po mundohet t’i jape mend gjithe botes?! Tani ,pasi tha qe, PD duhet te dorezoje mandatet,na merret me Komandantet “vrases” se Kosoves!A do te jene keta qe do te detyrojne Andin salinian te mbylle gojen duke e shpene kete Bajge ne gjyq?! Ku e gjen ky te drejten te cilesoje ne kete menyre legjendaret kosovare! Kujt i sherben ky njeri?

  8. Fatkeqësisht por realisht jemi i vetmi popull qe, sapo lirohemi nga dicka dhe nga dikush harrojm edhe behemi edhe me te zinj, sidomos ne kosovaret kemi memorien me afatshkurter qe mund ta imagjinoj mendja njerezore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *