• |
ide | kryesore

Kundërpërgjigjja ndaj rusëve, BBC rikthehet në Serbi 7 vjet pas mbylljes

Planet



Shtatë vjet pas mbylljes, BBC ka rihapur shërbimin e saj në gjuhën serbe.

Gjiganti britanik i informacionit e mbylli shërbimin në serbisht në vitin 2011, pas 72 vitesh.

Por shtatë vjet pas mbylljes, BBC-ja në serbisht është rikthyer sërish.

Që prej kësaj të hëne, serbët mund të informohen në gjuhën e tyre përmes një faqeje interneti që është në partneritet me mediat lokale.

Kjo shihet si një lëvizje në kuadër të “betejës” kundër ndikimit rus në Ballkan, veçanërisht në Serbi, ku mediat proruse në disa raste kanë raportuar lajme të rreme.

I tillë është rasti kur Sputnik, që mbështetet nga Kremlini, publikoi një lajm sipas të cilit NATO po përgatitej të kryente në Bosnjë dhe Hercegovinë stërvitje ushtarake, gjatë të cilave do të përdorej uranium i varfëruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *