• |
ide | kryesore

‘Mr. 700 €, boll i zhvatët studentët’, pedagogu që kërkon ryshfet për notën ish-burri i Linda Ramës?!

Lajme, Të fundit



Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Shqipëri janë ngritur në një revoltë kundër ryshfetit që pedagogët i kërkojnë në këmbim të notës.

Lëvizja për Universitetin ka organizuar një aksion këtë të premte, ku studentë të këtij fakulteti kanë varur nga dritaret e godinës një banderolë të madhe ku shkruhet “Mr. 700 euro. Boll i zhvatët studentët”.

Në të nuk përcaktohet me emër nëse e kanë konkretisht ndaj ndonjë pedagogu, por sipas FaxNews, mitmarrja po bëhet nga ana e pedagogut Thanas Xhillari.

Ai është ish-bashkëshorti i Linda Ramës, gruas së kryeministrit të vendit Edi Rama. Linda Rama dhe Thanas Xhillari janë prindër të një vajze, Reas, ndërsa i kanë dhënë fund martesës rreth 10 vite më parë.
Xhillari është pedagog në departamentin e matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.



7 Comments

  1. Ka akoma paje per te lare profesori se nuk e e ka shlyer akoma marreveshjen, andaj do nxirren parate. Kjo eshte nje nga menyrat RAMISTE.

  2. I vrafte Zoti te gjithe shoket e Mr .700 bashke me te ,sa me shpejte thotë:

    “Petagoget” ne Shqiperi jane te gjithe te njetet ,domethene ato nuk din gje tjter vecse kur te vij sezoni i provimeve mezi bejne llogaritjet se sa leke do te grumbullojne ne sezon ,sidomos te ashtequjturit “matematicentet shqiptar “.Mr .700 eshte nje perbindesh qe edhe toka sdo e haj cfare u ka punuar studenteve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *