Një 19 vjeçare ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi kishte konsumuar fostoksinë.
Vajza e identifikuar me inicialet E.H, banuese në fshatin Dishnicë është shoqëruar në spitalin e Korçës nga familjarët e saj rreth orës 04:45 të 30 marsit.
“Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase ka konsumuar fotoksinë në banesë, ku më pas në Spital ka ndërruar jetë” informon policia e Korçës.
Materialet për veprime të mëtejshme hetimore i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.
Dy ngjarje të rënda gati të ngjashme u regjistruan dje në qarkun e Fierit. Në djalë 20 vjeçar humbi jetën pasi u vetëvar ndërsa një adoleshente 17 vjeçare u vetëplagos me armën e babait