• |
ide | kryesore

Përgjigja ruse për diplomatët e dëbuar, a u ‘harrua’ Shqipëria?

Lajme



Përgjigja e Moskës rezultoi pikërisht siç ishte paralajmëruar nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, reciproke. Moska dëboi 60 diplomatë amerikanë, 23 britanikë, 13 ukrainas e me radhë.

‘Russia Today’ publikoi listën e të gjitha vendeve, diplomatët e të cilëve janë dëbuar nga Rusia.

Në listën e publikuar vihet re mungesa e Shqipërisë. Megjithëse në listën e gjigandit mediatik rus nuk figuron një vendim për Shqipërinë, zyrtarisht është komunikuar se dy diplomatë shqiptarë janë të detyrar të largohen nga Rusia.

Kujtojmë se Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme shqiptare dëboi dy zyrtarë të ambasadës ruse në Tiranë. Ky vendim i qeverisë shqiptare erdhi në shenjë solidariteti ndaj Mbretërisë së Bashkuar, e cila ishte e para që dëboi 23 diplomatët rusë nga vendi, pasi bëri përgjegjëse Moskën për helmimin me gaz nervor të ish-agjentit rus me shtetësi britanike, Sergei Skripal dhe vajzës së tij.

©LAPSI.AL 

Lista e “Russia Today”, Diplomatët e dëbuar nga Rusia:

SHBA: 60

Britani e Madhe: 23

Ukrainë: 13

Poloni: 4

Gjermani: 4

Republika Çele: 3

Lituani: 3

Moldavi: 3

Danimarkë: 2

Spanjë: 2

Itali: 2

Holandë: 2

Letoni: 1

Norvegji: 1

Rumani: 1

Finlandë: 1

Kroaci: 1

Suedi: 1

Estoni: 1 atashe ushtarak

Irlandë: 1



1 Comment

  1. Ja pra ajo qe pritej. Nese Moska nuk do te debonte diplomate, do te thote qe ketu ka interesa aq te fuqishme dhe rrjedhimisht aq shume pushtet mes nesh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *