• |
ide | kryesore

Përgjimet/ Pse policët kërkonin 30% të kanabisit dhe jo para

Lajme, Të fundit



Një fakt që ka rënë në sy në përgjimet e fundit të zbardhura nga dosja e Prokurorisë për Krime të Rënda mes trafikantëve të grupit të “Habilajve” është një bisedë ku thuhet se policët që dilnin garant për drogën e kërkonin shpërblimin në kanabis dhe jo në para.

Bëhet fjalë për një bisedë me mesazhe të datës 16.04.2016 nga “Aliej” (i paidentifikuar) dhe “Agushi” (Taulant Haxhiraj i arrestuar). Ata flasin për kultivim kanabisi në fshatrat e Vlorës me garanci nga lart. Aliej sqaron se policia merr 30% të prodhimit dhe pagesa nuk bëhet në para, por me “gjëra”.

Agushi: Më tha ai në Kuç, vij sa të duash, 30%, këtyre dhe hajd t’i vëmë vlla, po s’po gjej tokë. Ka vajt një nga Vlora në Kuç që ju ka dhënë leje ky dhe ai nga Fr…. që po bën të madhe. Pastaj kanë vënë pa leje. Po të gjejmë tokë atje vlla, të dal garant vllai.

Aliej: Të marr vesh vlla.

Agushi: Jo vetëm në Kuç, Bolen, Kallarat, Vranisht, kudo në këto të del vllai garant, të mbrojtur e të sigurtë, si më kanë thënë.

Aliej: Po do fol me na një që ka tokë, vlla. Po këta që dalin garant sa për qind kërkojnë vlla?

Agushi: 30%.

Aliej: Po si i duan, gjëra apo lekë vlla?

Agushi: Gjëra, ça lekësh!

Aliej: Të marr vesh.

Agushi: Sot që po flasim, më kanë lënë 80 kile mua në shtëpi atë të tyren.

Aliej: Të marr vesh vlla.

Por pse policia nuk merrte “shpërblimin” në para por kërkonte pjesën e vet të kanabisit. Gazetari Artan Hoxha jep një përgjigje për këtë teme.

“Ka 2 pagesa për policët e korruptuar. E para ishte “për rrënjë” që paguhej që në fillim, pra po themi 50 euro për rrënjë, por ti mund të preferoje të mos e merrje “për rrënjë”, por të merrje prodhimin në fund. Kur i thotë ai “më ka dhënë 80 kg” ia ka lënë policia. Problemi që kishin trafikantët tanë në 2017-ën ishte se duhet të bënin 3 rrugë dhe një nga këto ishte për policinë.

Pse policia nuk i merrte “për rrënjë”, por preferonte ato “gjërat” që thotë ai? Sepse nga një bimë kanabis prodhohen nga 300 gr në 1 kg. Pra 1 kg kur shitet në Itali i shkon çmimi në mbi 1000 euro. Ai nuk paguan gjë për transportin se paguan tjetërkush. Janë disa magazina të mëdha ku u kap 12 ton. Aty ka qenë gjysma për dy grupe kriminale dhe gjysma tjetër dyshohej të ishte e policisë,” – tha Hoxha. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Shume i zoti ky Artani,he?Edhe nje bashkepuntor t kultivuesve dhe trafikuesve te kanabisit,nuk mund te kete kaq informacion qe na tregon ky lloj gazetari.Ky duhet te jete edhe nje shkalle me lart,bashkepunues,me drejtuesit e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *