• |
ide | kryesore

Policia nxjerr VIDEON/ Si u zbuluan 8 “skifterët” shqiptarë që bënë namin në Belgjikë

Lajme, Të fundit



Shefi i Task Forcës Anti-Skifter në Policinë e Shtetit Sokol Kalani dhe Prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi zbuluan detaje nga operacioni “Picaso” ku u arrestuan 8 persona në Shqipëri dhe Belgjikë. Në konferencën për shtyp ishte i pranishëm edhe prokurori belg i çështjes Peter Pereboon. Të arrestuarit akuzohen për një sërë vjedhjesh në shtetin belg.

3 arrestime u bënë në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë. Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme sendesh në cilësinë e provave materiale si: bizhuteri, orë të shtrenjta, aparate telefonash celularë, aparatura elektronike.

Në vendin tonë u arrestuan Imir Vila, 37 vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë, Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë dhe Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë.

Në Belgjikë u arrestuan Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana; Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana; Ardit Skeja, 24 vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë; Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi dhe Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora, Tiranë. Prokuroprët thanë se ata funksiononin si një grup i organizuar.

Veprimtaria e tyre ishte e shtrirë kryesisht në Bruksel dhe në disa qytete të tjera belge. Ata kanë kryer një numër të madh vjedhjesh me dhunë të banesave dhe objekteve të tjera. Sendet e vjedhura, një pjesë i kanë shitur, ndërsa pjesën tjetër dhe shumat e parave të përfituara nga shitja i kanë transferuar në Shqipëri.

http://www.dailymotion.com/video/x6h376k



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *