• |
ide | kryesore

Protesta e studentëve/ Kush është pedagogu që kërkon 700 euro për një provim

Lajme, Të fundit



Studentët e fakultetit të matematikës në Universitetin e Shkencave të Natyrës kanë protestuar kundër pedagogëve që kërkojnë ryshfet në sezon provimesh për studentët. Nga dritaret e klasave të universitetit, ata kanë shpalosur një parullë ku shkruhet “boll i zhvatët studentët, mr. 700 euro”.

“Aksioni nuk denoncon vetëm zhvatjen që iu bëhet studentëve nga tarifat e larta të studimeve, por edhe zhvatjen me tregtinë e pandershme të librave, dhe më keq akoma në disa raste edhe zhvatjen e studentëve nga disa pedagogë super të korruptuar që shesin me qindra euro një notë provimi” shkruhet në një postim në Facebook të Lëvizjes Për Universitetin që ka vendosur parrullën në dritaret e godinës universitare.

Lëvizja nuk ka përmendur se kush është pedagogu që sipas studentëve kërkon 700 euro për një provim.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *