• |
ide | kryesore

Protestë kundër taksës së kalimit në Rrugën e Kombit, banorët e Kukësit te tuneli nesër

Lajme, Të fundit



Banorët e Kukësit do të duhet të paguajnë më shumë se të tjerët tarifën e vendosur në rrugën e kombit.

Qytetarët e Kukësit do të organizojnë të shtunën në mesditë në tunelin e Kalimashit një protestë kundër kësaj pagese.

Në një ndër qarqet më të varfra në shkallë vendi, shuma prej 5 eurosh që duhet të paguajnë sa herë shkojnë në Tiranë, Lezhë, Shkodër apo qoftë për të kaluar tunelin e Thirrës është tepër e shtrenjtë.

“Do të marrim pjesë në protestë, pasi kjo gjë është shumë e padrejtë prej nesh”, shprehet një qytetar.

“Kjo është tepër e rëndë për zonën tonë. Ne e paguajmë njëherë taksën e rrugës te nafta”, thotë një tjetër qytetar.

Mbi 6 mijë familje trajtohen me ndihmë ekonomike në bashkinë Kukës, vlera maksimale e së cilës është 4 500 lekë, ndërsa 4 700 persona janë të papunë.



3 Comments

  1. Te flasim drejt pa interesa politike apo personale, taks duhet paguar, perndryshe nuk ke shtet funksional..
    Sa duhet paguar, eshte ceshtje tjeter, politikanet le te gjejne kompromi.

    Jo po paguhet me taksin e naftes, jo po ketej apo andej, ato komente jane budalleqe dhe per interesa personale..
    Ne shqiperi jane mesuar te mos paguhet per asgje, dhe neper rruge shikon vetem Benza, kurse ne danimarke qe shume shqiptare e admirojne, vetem Taksi jane marka Benz, sepse taksat te thyen koken,,
    Por ndryshimi eshte qe Danezet e paguajne taksin me deshire, sepse sic thone ata vete, duam shtet funksional qe i sherben popullit..
    Kjo eshte dhe arsyeja qe ne perendim nuk pasurohesh me nje rroge drejtori ose inxhijeri, sepse taksat e ndryshme te marrin 70% te rroges.

    1. Po ç’dashke more inxhinjer që po ri e po punon ne Danimarkë, ku sipas teje 70% të pagës ti merkan taksat ? E ke me të dëgjuar apo fantazon vetë për të mashtruar në mbrojtje të Ramës ?
      Kam 27 vjet që jetoj në një shtet europian me nivel relativisht të lartë ekonomik, e nuk kam dëgjuar që të paguaj kush më shumë se maksimalja deri 30% të pagës për taksa.
      Është gënjeshtër e trashë kjo që shkruan ti këtu.
      Po , ështe e vërtetë që si në Danimarkë edhe në vende të tjera të zhvilluara europiane, është e vështirë që ndonjë qytetar ti shmanget taksës, cilado qoftë ajo, por jo që të paguaj 3/4 e pagës si taksa.
      Ka pasur vërtet një shtet në Europë ku ai që punonte, merte vetëm 15% të vlerës së punës së tij si pagë, me taksa të fshehta të padeklaruara e kjo ishte Shqipëria e diktaturës enveriste, ku “qeveria bënte sikur paguante e qytetarët bënin sikur punonin”.
      Meqe bijtë e enveristëve na u bënë socialiste kapitalistë, vazhdon ndarja kllasore, ku në mënyre selektive taksat më të larta i paguajnë “kundërshtarët politikë”, ndërsa oligarkët multimilionerë mjaftohen me bakshishe që u japin qeveritarëve.

  2. Pse vetem rrugen qe kalojn me se shumti Kosovaret duhet me pagese? ke rruge tjera plot ne jug autostrada qe kurr sdo behen me pagese,kjo eshte edhe nje vjedhje tjeter ndaj nesh,shum shpejt asnje Kosovar sdo vij tek ju te mallkuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *