• |
ide | kryesore

“Pse nuk arrestohet Saimir Tahiri?”

Lajme, Të fundit



Pyetjen në titull e ka ngritur sot Partia Demokratike. Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj thotë se dokumentet e publikuara 2 ditë më parë me përgjime që lidhin grupin e Habilajve me shoferin e ish-ministrit dhe vetë Saimir Tahirin janë të mjaftueshme që organi i akuzës të kërkojë arrestimin e tij.

“Nga përgjimet e autoriteteve italiane provohet se Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm, Jaeld Çela, Drejtor i Policisë së Vlorës i emëruar nga Tahiri, Florian dhe Moisi Habilaj, trafikantë droge që përdornin makinën e Tahirit, Gentian Çeka, shofer personal i Tahirit dhe Orest Sota, mik i Tahirit që iu gjetën 863 mije euro me patentat e Tahirit, janë një grup i strukturuar kriminal, secili me rolin e vet, me qëllimin e përbashkët, trafikimin e kanabisit drejt Italisë.

Por këto prova, që përbëjnë bazën e vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të arrestuar drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, janë bërë të pavlefshme për arrestimin e Saimir Tahirit, sepse ish-Ministri i Brendshëm, ka mbrojtjen politike të Kryeministrit të vendit” – tha Alibeaj.

Sipas tij, vendimi për të mbrojtur Tahirin dhe për të mbyllur hetimet ndaj tij, Edi Rama nuk mbron thjesht ish-Ministrin e tij të Brendshëm, por mbron pushtetin e tij, që i ka rrënjët tek kanabizimi i vendit. Alibeaj thotë se kostoja e imunitetit politik për Saimir Tahirin mund të rezultojë shumë e lartë për shqiptarët, përderisa vendet anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë Saimir Tahirin para drejtësisë që Shqipërisë t’i hapen negociatat e anëtarësimit.



2 Comments

  1. Po pse nuk e arrestoni bashke me Bashen,Ramen,Sali gjakun,Meten etj kriminele.Te gjithe njelloj Jane,pushteti prandaj duhet.Asgje nuk do te ndodhi,vetem Muli do te marre edhe CA prona nga Kukesi r poshte.

  2. Alibeaj eshte salinist! Ai duhet arrestuar bashke me Luli,Salen,Boden dhe me radhe! Mos harroni Meten me Ramen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *