• |
ide | kryesore

Rama i jep 520 milion lekë Mirela Kumbaros, shpenzime për Vitin e Skënderbeut

Lajme, Të fundit



Rilindja gjithnjë është dalluar për organizimin e ceremonive plot shkëlqim dhe me shije. Pa dyshim që kështu do të jenë edhe aktivitetet për Vitin e Skënderbeut, që do t’i organizojë Ministria e Kulturës. Por aktivitete nuk mund të bëhen falas. Qeveria sapo ka miratuar një vendim që t’i kalojë 520 milionë lekë Ministrisë së Kulturës për aktivitetet e Vitit të Skënderbeut, të cilin mund ta lexoni më poshtë:

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2018, MIRATUAR PËR MINISTRINË E KULTURËS, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE PËR REALIZIMIN E AKTIVITETEVE, PJESË TË KALENDARIT PËR VITIN 2018, SI “VITI MBARËKOMBËTAR I GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Kulturës, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, i shtohet fondi prej 52 200 000 (pesëdhjetë e dy milionë e dyqind mijë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të aktiviteteve që do të realizohen në kuadër të vitit 2018, si “Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.

2. Fondi prej 52 200 000 (pesëdhjetë e dy milionë e dyqind mijë) lekësh ndahet, si më poshtë vijon:

a) Në programin buxhetor “Trashëgimia kulturore dhe muzetë” (08220), zëri “Shpenzime korente”, llog.604, fondi prej 14 200 000 (katërmbëdhjetë milionë e dyqind mijë) lekësh;
b) Në programin buxhetor “Art&kultura” (08230), zëri “Shpenzime korente”, llog.604, fondi prej 38 000 000 (tridhjetë e tetë milionë) lekësh.

3. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Kulturës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



2 Comments

  1. MIRELA-JA me keto para qe i ka dhene kryeministr, me siguri ka marre urdher qe tena i ngjalle heroin tone kombetar. ,por ku doevendose ose ne MI, ose ne RE, ose ne LA,nukk ka shume rendesi ,, parave do u gjindet vendi.

  2. Ja dhe shperblimi ,Mirela ka punuar mire me teatrin kombetar,ka qene ne linje me direktiven e KM dhe te shitesit te fiqve.Tani dhe nje kafe i takon apo jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *