• |
ide | kryesore

Rusi/ Dëbohen dy diplomatë shqiptarë dhe një notë proteste për vendin

Lajme, Të fundit



Pak ditë pas shpalljes “non grata” të dy diplomatëve rusë në Tiranë ka ardhur edhe përgjigja nga Rusia. Ditën e sotme, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, thirri në zyrë ambasadorin e Shqipërisë në Rusi, Arben Gazioni, për t’i komunikuar dëbimin e dy diplomatëve shqiptarë atje.

Dëbimi i dy diplomatëve shqiptarë vjen si përgjigje që Rusia po u jep të gjithë vendeve të cilët mbështetën Britaninë pas helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal, për të cilin Britania akuzon Moskën.

Deri tani Rusia ka përjashtuar 150 diplomatë nga 23 vende të ndryshme si kundërpërgjigje, ndërsa ka dërguar notë protestë vendeve që kanë përjashtuar diplomatët rusë.

Kujtojmë se katër ditë më parë, ministri Ditmir Bushati i komunikoi ambasadorit të Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, dëbimin e dy diplomatëve, Vladislav Filipov, atasheh ushatarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës ruse në Tiranë.



1 Comment

  1. Shume mire. Nuk duhet te harxhojme dy rroga kot per te qene prezent ne nje shtet si Rusia. Bile nuk do ishte keq qe shteti yne ta mbylli ambasaden ne Rusi. Me mire te hapim edhe nje konsullate ne SHBA se te harxhojme leke ne Rusi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *