• |
ide | kryesore

Treni përplas 12-vjeçaren në Bradashesh, ndodhet në gjendje të rëndë në spital

Lajme, Të fundit



Një vajzë 12-vjeçare është shtypur nga treni në Bradashesh të Elbasanit. E mitura, e cila po kthehej nga shkolla, ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë se makinistët braktisën trenin pas aksidentit, pasi u qëlluan me gurë në shenjë revolte nga banorët e zonës.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, por dëshmitarët kanë treguar se ajo është shtypur sapo ka zbritur nga autobusi dhe se zhurmat në rrugë kanë bërë që vajza të mos e identifikojë që në largësi trenin që vinte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *