• |
ide | kryesore

Trump me dorë të hekurt, për të marrë vizë amerikane duhet të tregoni edhe historinë tuaj në mediat sociale

Planet



Qeveria e Shteteve të Bashkuara planifikon të kërkojë historinë në mediat sociale nga gati secili që do të kërkojë të hyjë në Shtetet e Bashkuara. Propozimet e Departamentit amerikan të Shtetit, të publikuara të premten, janë pjesë e politikës së presidentit Donald Trump për “verifikim ekstrem”.

Shumica e aplikuesve për viza migrante dhe jomigrante do të duhet të listojnë në aplikacion të gjitha identitetet që kanë përdorur në mediat sociale në pesë vjetët e fundit. Zyra për Menaxhim dhe Buxhet e SHBA-së ka 60 ditë kohë për t’i komentuar dhe miratuar propozimet. Nëse miratohen, aplikuesve do t’iu kërkohet të tregojnë edhe numrat e telefonit që kanë përdorur në pesë vjetët e fundit, adresat e emaileve dhe udhëtimet ndërkombëtare. Propozimet i mbështesin zotimet e Trumpit për të goditur migrimin e paligjshëm, për shkaqe të sigurisë.(rel)



1 Comment

  1. U rrite u poqe e ngele koqe trap ti trap ytate trap ai qe ka bere tetate
    Edhe ky si rama dhe me l*qe fare
    Kushedi cfar droge perdor ky me te mir se ky psikopati incestian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *