• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tregtarët e Tiranës mbyllin gojën nga frika, për taksat e reja vetëm intervista anonime

Lajme, Të fundit



Teknika që u detyrua të përdorë Jorida Tabaku për t’i dhënë zë ankesave të tregtarëve të Tiranës, përdoret nga gazetarët kur në intervista delikate, siç mund të jetë ajo me një kriminel në arrati apo me të mitur, që nuk identifikohen për shkak të etikës. Në këto raste, kamera filmon nga pas të intervistuarin, që nuk pranon ta tregojë fytyrën në publik.

Jorida Tabaku takoi shumë tregtarë dhe kjo duket nga pamjet që shpërndau për mediat Partia Demokratike. Të gjithë iu ankuan për taksat e reja që hyjnë në fuqi nga 1 Prilli, por pamjet janë pa zë.

Vetëm njëri pranoi të regjistrohej në kamera duke u ankuar për taksat, me kusht që të mos e tregonte fytyrën. Shkak është frika nga tatimorët, që mund të trokasin në derën e dyqanit të nesërmen.

Ndiqeni videon më poshtë:

“Nënkryetarja demokrate e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku u takua me disa nga tregtarët e vegjël, të cilët iu shmangën identifikimit për shkak të frikës nga tatimorët” thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së.

Pasi u fik kamera, biznesmenët e vegjël i thanë Jorida Tabakut se arsyet e pragut të falimentit të tyre janë taksa e Bashkisë së Tiranës për shkollat, të cilën e paguajnë brenda një njësie bashkiake, tre herë, rënia e xhiros me 30% çdo vit, rënia e fuqisë konsumatore, emigrimi i qytetarëve, që do të thotë më pak blerje dhe fitim dhe barra e re e përfshirjes në tvsh nga data 1 Prill.

“Jemi të marrë fund”, thotë një tregtar, i cili prej 25 vitesh, së bashku me familjen drejton një biznes veshjesh. “Po më dridhen këmbët nga këto taksa. Ky shtet nuk ka stabilitet të ligjeve fiskale. Parimi i tyre është që të godasin më shumë ata që paguajnë më shumë taksa. Kam 25 vite që i jam përkushtuar biznesit. Kam bërë gati pashaportat e familjes të iki. Po si të iki? Unë kam bërë gabimin më të madh në jetë, që kam mësuar fëmijët e mi të duan Shqipërinë. Kam bërë gabimin më të madh që nuk i kam larguar nga këtu”, u shpreh me lor në sy, një tregtar në bashkëbisedim me deputeten Jorida Tabaku, i cili nuk donte të indentifikohej.

Deputetja Tabaku, theksoi se ky është realiteti me të cilën përballen shqiptarët sot”

“Jemi përpjekur që të bisedojmë me bizneset që preken nga ndryshimet e takjsave që hyjnë në fuqi me 1 Prill. TVSH-ja e biznesit të vogël, që fillon nga pragu 2 milion, taksa e re e pronës dhe tarifa e “Rrugës së Kombit”. Bizneset në këtë treg preken në mënyrë masive nga të treja. Po të shikoni, pothuajse gjysma e bizneseve kanë mbyllur qepenat. Bizneset që nga janari kanë pasur qeranë e rritur nga 30 deri në 50% si rezultat i rritjes së taksës së pronës, dhe nga tarifa e “Rrugës së Kombit”, sepse një pjesë e madhe e të gjithë blerësve tek bizneset, vijnë nga vendet të cilat duhet patjetër të kalojnë në “Rrugën e Kombit”. Ka rënie të konsumit. Bizneset më thonë se konsumatorët blejnë më pak. Është prekur nga emigracioni, sepse një pjesë e madhe e blerësve të këtij tregu kanë qënë nga ajo shtresë që tashmë ka emigruar. Duke pasur parasysh edhe rritjen e çmimit të energjisë, rritja e taksës së tatimfitimit deri në 15%, tatimin mbi dividentin që e kanë shtuar këtë vit për bizneset që konsiderohen si më të mëdha. Ka rritje masive të përgjithshme të shpenzimeve që shkojnë për taksa. Në fund të ditës, në xhepin e biznesit mbetet 15% e të gjithë zhiros së biznesit, që është vetëm për të mbuluar shpenzimet për mbijetesë. Kjo është shprehja që të gjitha bizneset kanë thënë; jemi në kushtet e mbijetesës” theksoi zonja Tabaku, pas takimit me tregtarët.

Rritja e taksave dhe vendosja e bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së është kundërshtuar nga Fondi Monetar ndërkombëtar,
Dhoma Amerikane e Tregtisë, Shoqata e Biznesit të Vogël shqiptar, si një skemë falimentuese.



1 Comment

  1. Psikopati po djeg prokurore e gjykates , e jo me keta tregetare. E ci ka keto, e kush po i kondravihet idiotitqe po merr ne qafe, dhe e ka marre urata ferren. Sunduesi krimineli e psikopati i vertetuar tashme, eshte bere diktator,, me lekure demokracie. DUROJENI, ose ZHDUKENI, kjo eshte shpetimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *