• |
ide | kryesore

Basha i përgjigjet Ramës: Policia të mos zbatojë urdhrat për dhunë

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi pas fjalës së kryeministrit Edi Rama për protestën e dhunshme në Kalimash kundër tarifës për Rrugën e Kombit. Pas një takimi me aleatët dhe një pjese të bashkëpunëtorëve të tij, Basha tha se dhuna u nxit nga policia dhe se e dënonte veprimin e forcave të rendit kundër qytetarëve.

Basha tha se mbështeste kërkesate banorëve kundër tarifës së kalimit në këtë rrugë. Ai bëri thirrje që të gjenden autorët e shkaktimit të akteve të dënueshme ndërsa policisë i kërkoi të mos zbatojë urdhra të jashtëligjshëm. Kreu i demokratëve kërkoi edhe një herë pezullim të tarifës në Rrugën e Kombit. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. ” Ai bëri thirrje që të gjenden autorët e shkaktimit të akteve të dënueshme ndërsa policisë i kërkoi të mos zbatojë urdhrat” ??????

  2. Duhet vertet te shkosh ne Kukes , dhe atje ta besh konferencen. Duhet ti mbrosh si qytetare me kurajo dhe qe nuk kane shkelur asnje ligj. Por me shume se ty, atje duhet te ngrihet i madh e i vogel e mos lejojne terrorin e shtetit , per kaprico te pushtetit.

  3. Opozita duhet te jeni ne kukes per te mbikqyrur popullin se ajo zone I ka pastruar 12 000 serb me pushke me shul… dhe nuk duhet gjakderdhje.
    Mos detyroni refugjatet te kthehen e mos luani me moshen e lodhur qe ka mbetur ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *