• |
ide | kryesore

Debati për LGBTI nëpër shkolla, biznesmeni gay Elton Ilirjani kundër Xheni Karajt

Lajme, Të fundit



Takimet e përfaqësuesve të komunitetit LGBTI në gjimnazet e Tiranës kundër bullizmit ka shkaktuar reagime të mëdha në rrjetet sociale. Organizata LGBT në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Bashkinë e Tiranës po zhvillojnë këto takime duke u kthyer në shqetësimin kryesor dhe duke nxitur debat të madh. Lidhur me këtë debat ka patur reagime të ndryshme, ndër ta edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë siç është Nard Ndoka, i cili është kundër këtyre takimeve nëpër shkolla.

Pikërisht për këtë temë ishin të ftuar në “Zonë e Lirë” përfaqësueset e LGBTI, Xheni Karaj dhe Deni Sanxhaku, deputeti Nard Ndoka, Elton Ilirjani dhe Arjan Çurri.

Edhe pse ka pranuar publikisht orientimin e tij seksual, Ilirjani u shpreh kundër nismës së LGBTI nëpër shkolla, duke thënë se informacionin adoleshentët duhet ta marrin nga familja.

“Unë nuk jam dakord për të sjellë këto prirje që janë të miat dhe të Xhenit nëpër shkolla. Unë mendoj se kjo duhet të nisë nga familja, ajo është e para që jep informacionin. Unë mendoj se nuk duhet të mësohet nëpër shkolla.

Unë nuk jam në krahun e Xhenit dhe komunitetit në këtë rast. Mendoj se ky diskutim është marrë shumë me nxitim. E kam deklaruar publikisht që jam gay që kur kam qenë në Tepelenë dhe i varfër, seksualiteti im ka qenë i dukshëm”, tha Ilirjani. Karaj tha se Ilirjani është i pari gay që del kundër kësaj nisme.

“Ilirjani nuk e ka kuptuar çfarë ndodh realisht nëpër shkolla. Nuk kishte ndoshur që një gay të dalë kundër nesh. Ai e di shumë mirë që nuk mund të çosh prirjet nëpër shkolla dhe se nuk mund t’i bësh të tjerët si vetja”, tha Karaj.



12 Comments

  1. Nje biznesmen i pasur qe le te kuptohet se ende nuk e ka precizuar ende se ciles shkronje te LGBT i perket, del kundra nje aktivisteje te zgjuar dhe me eksperience qe eshte e qarte dhe krenare per veten. Ajo qe une dua te di eshte se sa lek i eshte ofruar ketij biznesmeni per kete aparence televizive. 🙂

    1. Ahhahaha o rrushi ky ka aq lek sa tblen ty ska ngelur per ate kusurin e kamarierit qe tjapin ne TV!
      Po nrml juve kur ju vejn me shpatulla mbas murit qe jeni gabim filloni e hidhni helm ke te tjeret si puna e gjarperinjve!
      Ik fute haje me nai vrim tani mos qetsohesh?

      1. Hahahahahahahahaha nje biznesmen pranon cdo oferte qe i behet sepse lekun e ka Zot, njesoj sic e ke ti qe flet per “blerje njerezish”. Por keq me vjen per ty edhe per kete biznesmenin, te cilet opsionin e vetem kane te shohin se si LGBT fiton terren, teksa ju nuk mund te beni asgje.
        Ik lexo njehere deklaraten e BE mbi kete ceshtje qe te qetesohesh e te freskohesh, se BE te ve pas muri ty, Eltonin, dhe shume te tjere si ju te dy aaaaaaahahahahahahahaha.

  2. Kta shpifsirat e tjera te LGTBS para se te bejn propagandat e tyre manipuluese neper shkolla duhet te edukohen njeher si ky zoteria!Bizesmeni ne fjal esht shembulli konkret i cfar ndodh nqs cdo kush sillet sic duhet!Gjykon dhe vepron ne menyre neutrale pa u shtyre nga prirjet e tij seksuale (ndryshe nga horrat si xheni qe din vec te bejn viktimen) dhe rezultati esht arritja ne fushen e biznesit por dhe pelqimi televiziv!E vlersoj kete zoteri edhe pse jam hetero sepse ashtu duhet sjellur cdo individ(bi/gay/hetero).
    Preferencat sekuale jan personale skan pse te influencojn jeten e perditshme apo te personave perreth!

    1. Hahahaha po shembulli konkret vertete. Nje biznesmen i cili ka aq para sa mund te investoje leket e tij neper vende te ndryshme perendimore dhe te perfitoje nenshtetesine e tyre, perfshire edhe te drejtat per t’u martuar si LGBT, qe komenton kundra nismave te LGBT ne Shqiperi. Sigurisht, ai s’humb gje. Me ate surrat qe ka nuk ka LGBT shqiptar qe do e pranonte, dhe duke e ditur kete e shfryn dufin e tij duke hedhur vreher kundra punes se Xhenit. Pune e cila eshte ne perputhje me cdo standart perendimor.

  3. Ky esht i vetmi gay qe do rrija pa pik problemi/paragjykimi/inati etj etj!Madje do lija dhe femijen tim me te sepse e di qe sdo e manipulonte kurr ne baz te prirjeve seksuale!Madje atij as qe i ben pershtypje qe esht gay dhe nuk viktimizohet ndryshe nga ju te tjeret!!!!!!!!!
    Nqs doni te drejta te barabarta gjeja e par qe duhet tbeni esht te silleni si ky dhe si cdo individ normal,dhe shoqeria ka per tju trajtuar ne te njejten menyr

    1. Te drejtat e barabarta shkruhen ne ligj dhe zbatohen, nuk vijne nga sjellje neutrale te cilat nuk provokojne dot ndryshim. Eshte njesoj sikur te thuash se duke pire uje do mund te shijoni limonaten. Ajo qe mesuam nga Eltoni ishte pikerisht se si nuk duhet te sillemi.

  4. Analiza po Xheni dhe Deni sa paguhen per kete qe bejne??? Se per ata qe ju kundershtojne gati jeni ti lersekutoni e degradoni ju LGBT te

    1. Ata me siguri paguhen proporcionalisht me veshtiresine e punes qe bejne. Ndryshe nga ky biznesmeni qe nuk e kemi degjuar nje here te sponsorizoje ndonje gje te hajrit per komunitetin LGBT. Asnje event bamiresie, asnje rast te ndihmuar. Thjeshte kemi degjuar se sa i pasur eshte bere, qe sigurisht shume mire per te, por jo te gjithe behen te pasur ne kete bote keshtu qe nuk mund te merret as si model lehtesisht i ndjekshem. Rasti i tij eshte nje rast i rralle, po per LGBT e zakonshme realiteti eshte tjeter, dhe ai ne vend qe ta ndihmoje duke perkrahur nismat ndergjegjesuese anti-bulling sa me heret qe te jete e mundur tek gjimnazistet, shkon edhe mban nje qendrim totalisht te demshem e te papergjegjshem per komunitetin duke thene se njerezit duhet te vendosin vete pas moshes 18 nese duan te diskriminojne apo jo. Bullizmi po ndodh qe ne fillore sot, ai thote prisni deri ne 18 ju, pasi te jene mesuar me bullizmin bulluesit, atehere me siguri do ndalin se bulluari. Hahahahahaha!!! Realisht kot sa doli ne televizor, as i pergatitur nuk ishte, madje kishte nxitim se donte te bente akoma me shume leke. Mezi po priste te ikte.

  5. E degjuat sot udheheqesin e LGBT Kristi Pin derin se me cfar gjuhe te neveritshme i pergjigjej z. Tritan Shehu. Nje TUUUUUURP.Dhe thone keta se po censurohen .Te tjeret po censurohen nga Kristi me kompani

    1. Mua me pelqeu pyetja qe i beri zotit Shehu. Duhet ta dime nese arsyeja pse eshte kundra LGBT ka te beje me ndonje episod te erret ne te kaluaren e tij. Rrefimi cliron gjithmone. 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *