• |
ide | kryesore

Kuksianët që i morën frymën Ramës

1, Ide



Edi Rama ishte për të ardhur keq. Përtej kërcënimeve boshe kundër ushtruesve të dhunës, përtej gafurrjes për zbatimin e ligjit, sot para shqiptarëve ka dalë një lider i marrë fund.

Le të kuptohemi qartë. 

Ky konstatim nuk ka të bëjë aspak me aspektin e tij fizik. Ai nuk merr për bazë dihatjet e gjata që nuk e lejonin të mbaronte normalisht as një fjali të vetme. Ai nuk ka të bëjë me frymë – ngecjen që  shkatërronte rritmin “nolian” të frazave të tij. Ai nuk shikon as çehren e prishur, si në ditët e veta më të këqia edhe as shterpësinë për të prodhuar batuta, të këtij aktori që kur është mirë, ka aftësinë për të gajasur gjithëkënd.

Jo, megjithëse shumëkush mund t’i komentojë këto efekte të jashtme si pasqyrë të një bote të brendëshme të trazuar, Edi Rama dukej i mbaruar për tjetër gjë.

Lexo më tej:

Rama rrëfehet / Ja pse mu mor fryma gjatë fjalimit

Fjalimi i tij i orës 19 00, për protestat e dhunshme në rrugën e kombit, në shumë elemente ngjante me qëndrimet e tjera publike, kur ai ka qenë në pozitë të vështirë. Tek ai gjenden shumë elemente të përbashkët me ditën kur u bënë protestat për armët kimike, me atë kur ra avioni i drogës në Divjakë, me atë kur nga Italia erdhën faktet dhe provat e lidhjeve të Saimit Tahirit me Habilajt.

Në të gjitha këto raste, ai, lideri që i krahason shqiptarët me phallus-a të pa aftë të ngrehen, që shpërndan sarkazëm dhe arrogancë ngado, që disa i quan, kazan e disa tepsi, që kritikëve u bën thirrjen cinike: “shkoni bëni parti dhe pastaj matuni me mua”, ai pra, udhëheqësi i paepur, di të jetë shumë i ‘butë’, i ‘tërhequr’ dhe i ‘kuptueshëm’.

Pikërisht këtë anë të karakterit të tij nxori në pah edhe sot. Atje mes pauzave të gjata dhe frymëzënjeve të shumta, ai u rrek të tregojë se ndoshta nuk është i pagabueshëm. Se shumë nga ata që protestonin nuk kishin mundur të sqaroheshin se do të kishin favore për ta kaluar atë rrugë. Se ai ishte i gatshëm që t’a priste që të hënën kryebashkiakun demokrat të Kuksit.

E sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, ai lideri që nuk pyet e nuk konsultohet për asgjë, që shpall fermane për prishje teatrosh e stadiumesh, që vizaton me dorën e tij qendra qytetesh dhe që fal pa tender e garë qindra miliona euro, tregoi këtë mbremje se është i aftë të bëjë edhe rolin e sakrifikuesit të përvuajtur.

Ai u mundua të shpjegojë se po sakrifikonte mbi imazhin dhe popullaritetin e tij të sotëm, që shqiptarët të kishin një rrugë më të mirë nesër, se po ndërmer refoma me kosto të lartë pesonalisht, për të na lërë pas një atdhe më të mirë kolektivisht.

Natyrisht, kush e njeh mirë Edi Ramën nuk ka asnjë dyshim se kjo taktikë është një manovër e re për të përligjur të njëtin qëllim: zhvatjen e shqiptarëve dhe ndarjen e pasurisë së tyre mes pesë apo gjashtë oligarkë që e mbajnë në pushtet.

Por, e rëndësishme në këtë rast nuk është kjo. E rëndësishme, pas fjalimit të sotëm, është tjetër gjë. Eshtë të kuptohet se para dhe një vështirësie apo presioni sado të vogël, Edi Rama tjetërsohet. Ai e gris menjëherë maskën e liderit autoritar, cinik dhe arrogant, për të veshur atë të dredharakut të përvuajtur.

Pikërisht ky është edhe mësimi që vjen nga porotesta e sotme e disa qindra kuksianëve.

Jo, Edi Rama nuk është mostra e pamposhtshme që po i merr frymën shqiptarëve. Mjaftojnë vetëm pak vetë të dalin në rrugë, mjafton një dëmtim i lehtë i biznesieve që ndan me oligarkët, që ai të na shfaqet në ekrane, duke i’u marrë fryma.      

©Lapsi.al

Lexo më tej:

Vëzhgim/ Pse flakët në Rrugën e Kombit janë në mbrojtje të pronës së përbashkët



29 Comments

    1. mos ,eklipsoni ralitetin ne orientim te perfitimit politik ndermjet paleve ,sepse ,ralitetet ,i orienton ne ndryshim faktet bindjet domosdoshmerit ,padrejtesia dhe drejtesia jane thembra e akilit per njera tjeren ku sapo rritet padrejtesia ,faktet zbulojne zhvillimin e saje dhe nxitet nder njerez ndjeshmeria e vlersimit te drejtesis hakut ,keshtu rritet ndergjegja bindjet dhe fillon uniteti kunder padrejtesise ,qe do thot kombit shqiptare i ka lindur fuqizimi i te drejtes dhe njerzve te drejte perderi sa eshte njohja dhe dallimi mes se mires dhe se keqes logjika faktet keshtu qe ku popull i zgjuar nga gjumi pas nje shekulli tashme ,eshte ceshtje kohe qe orientojne vet fatin e vet permes njerezve te drejte nga gjiri vet,,ceshtja partive mashtrimeve teorive komunizmit i erdhi fundi ,ne shpirtin njerzore po triumfon e mira mbi te keqen dobia mbi demin gazetaret politikanet perfaqsuesit ligjore filozofet teoricentet mund te shkruajn miliona faqe rreth ideve interesave thirrjeve te tyre por ndollen perballe 15 milion shqiptareve tashme qe u zgjuan nuk shohin me fjalen qe flitet por punen faktet qe veprohen ku te gjith deshtojne pervec njeres te vertetes

    1. per kete falnderimi i takon te mallit zot qe me dha mundesin e te kuptuarit gjere thelle dhe gjate permes senjave dhe karaktereve ligjeve te tije ,perme cdo emer fjale veprimi qe mendohet flitet dhe veprohet ne drejtesi apo padrejtesi sakt qarte lehte ne kuptim per mendjen ,dhe nivelin e zhvillimit ne kuptimin bashkohore,keto jane disa sintoma te vogela te shfaqura nga ajo qe ,un njoh,perqendrimet e mija te fiksuara dhe me te fuqishme i kam ne kerkime shkencore nder vite i perqendruar tek motori premobil,pa shpenzim ,pasi shikova fushat e mundeshme ne detaje sipas mundesise u ndala tek nje hulumtim interesant te thjeshte ,kthimin e ngarkeses ne fuqi rrotulluese ,te kunderten e parimit te punes se motoreve te zakoneshem me diegje te brendeshme ku duhet fuqi motorike per te levizur nje ngarkese behet fjale per te vene ne levizje maqinen bashke me ngarkesen rrotat ne levizje ,fuqin qe duhet per ta levizur ,duke e kthyer ne fuqi levizese,,apo nje bobine per te prolluar energji fuqin motorike qe duhet per ta levizur rrotulluar ,per te prolluar energji ,,shfrytezohet ,rrezistenca e vete ,fuqise ngarkeses qe ka vet bobina ne vet fuqi rrotulluese ,shum interesante por permes nje paisje te thjeshte ,si mund ta quajm lev rrotulluese konforme ligjeve te fizikes ,dhe ligjit te mases ,ky futet ne vetrrotullim ,me nje levizje stimulante fillestare,shum kohe me hengri per te gjetur piken e efekti dhe formen e stimulimit ,per forcat e kunderta,,por gjithcka me mbeti pezull per shkak te tre gjerave 1 mundesia financiare ,2 padrejtesit shoqerore,3,njeriu nuk meriton teknologjin, pa pasur me pare moralin ,dhe kjo mesa duket eshte arsyeja qe zoti nuk mi bani rrisk te gjeje dy tjerat sepse zoti eshte i drejte nuk ben padrejtesi,me kaq sa paten ne dore shkatrrun gjithcka po sikur te kene teknologji cfar mund te bejne,keta kontrollojne gjithcka sepse kan fuqin ,por fatkesisht fuqia pa vlera nuk ka vlere

  1. Edvin Kristaq Rama, ky njeri qe e perbalt cdo dite emrin e babait te perbaltur dhe me shpresen se i harruar aty ku tretet, por jo. Njeriu qe vjedh shqiptaret cdo sekonde, minute, ore, dite e vit. Kryeministri qe mendon per femijet e shqiptareve, ndaj i vjedh me check up duke ju zbuluar semundje te reja dhe duke i lene te vdesin ato te diagnostikuar me tumore per mungese medikamentesh, me sterilizim te instrumentave nderkohe qe ne spital qarkullojne lirshem minjte, qente, parkojne dite e nate makinat cdo njeri qe shet ndonje gje, hyn shiu brenda cdo pavioni dhe nuk ka banja per personelin. Ky hajdut qe i jep te drejten nje hajduti tjeter te marre mbi 1 milion Euro te shqiptareve nga nje tender i bankes boterore, Petrit Vargut, pronar i firmes Saer. Nje ne dy aparatura, neper rrethe, spital ushtarak, QSUT, sanatorium i perket ketij njeriu qe ne 25 vjet i ka mbushur spitalet me aparatura fallco. Je per te ardhur keq ne fakt o kryeminister, as nuk te merr njeri seriozisht e as frikeson dot njeri.

  2. Ec para me reformat o Edo dhe mos i pirdh fare keto sorrat e kazanit te pjerdhur politiko mediatik . Shumica derrmuese e shqiptareve te ndershem jane mbeshtetes te ps dhe patjeter qe do fitojne zgjedhjet e 2019 + 2021. Keta leri te rifuten prarpe ne qader ose te djegin bunkere .

  3. Rama thjesht eshte askushi qe mundohet te shitet si gjithkushi. Nje kryeminister qe do kete fatin e Ramiz Alise.

  4. Je i vetmi portal qe i bie kokes, i cjerr masken, e nxjerr ashtu sic eshte , i korruptuar koke e kembe, i zhytur ne llum , psikopat i cekujlibruar dukshem nen efektin e narkotikeve.

    1. eshte i vetmi portal qe germon cdogje kunder qeverise, edhe i biet qejfi kur shkaterohet, nje portal anti shqiptare

  5. Jo, Edi Rama nuk është mostra e pamposhtshme që po i merr frymën shqiptarëve. Mjaftojnë vetëm pak vetë të dalin në rrugë, mjafton një dëmtim i lehtë i biznesieve që ndan me oligarkët, që ai të na shfaqet në ekrane, duke i’u marrë fryma.

    I papare komenti mbylles. Zamiri dhe Ceti nuk do e shpetojne perjete.

  6. Me keto akte te tipit bolshevik, shqupi siguroi vetem fitoren e kuksit n 2019.Gjithe bashkite e tjera i fito rama.

  7. Ore ngadale se dhuna vetem dhune me te madhe sjelle:Sali Berisha e ka djege e shkatrruar Shqiperine dy here per pushtet duke nxitur dhune dhe urrejteje.Ju gazetaret qe kaq lehte nxisni dhune,madje hypni ne shpinen e atityre qe shkatrruan Shqiperine nuk i doni te miren vendit tuaj.Ani tani kur pritet vendimi i BE-se per negociata.Destabilizimi dhe dhuna shkon ne favor te qellimeve Ruse ,te ekstremizmit islamik dhe vete politikaneve te opozites te cilet duan edhe njehere te shkatrrojne vendin per te ardhe ne pushtet pasi kane humbur shpresen se mund te fitojne besimin e sovranit pa e kalle edhe nje here Shqiperine normalisht se keto i perkrahin edhe Bushati,Shkullaku,Zheji,Lubonja me shoke pra te gjithe gazetaret mercenare qe si hijena kerkojne vetem kaos e viktima.Bushati ka dekleruar haptazi se opozita nuk mundet te vije ne pushtet me zgjedhje pa e shkatrruar edhe njehere vendin.Pra hijenat vetem gjak e viktima kerkojne se me ate ushqehen.

  8. Ky Kabineti i Pykave i ketij Ram gallofit vetem arrin qe thithim nuk ka taksuar akoma. Me taksa e ster-taksa e ka bere kete popull aq fukara sa nuk ka ku te veje dhe…prap Borxhi publik eshte ne rritje! Sepse eshte ne rritje vjedhja qeveritare! Jane ato koncesionet mafioze per te cilet u detyru FMN te urdheroje ndaljen e tyre menjehere. Dhe kerkon ky kryeminister sharlatan bashke me Kabinetin e tij te Pykave qe vjedhjet ti mbuloje duke rrjepur popullin me taksa. Kur popullit i ka vajtur thika ne kocke nga varferia.
    Ky kryeminister do mbahet mend si modeli i vjedhjes nepermjet taksave. I lumte kuksianeve, te ishte ne ndonje vend tjeter, me kete varferi te shtuar, me keto taksa e ster-taksa absurde do ta kishin djegur me benzine brenda ne seline e saj ne kryeqytet kete lloj qeverie.

  9. Nëse do të ishte fjala vetëm për këtë marrëzine e tarifës së Rrugës së Kombit, që e vendosi vetë pa vjelur mendimin e të interesuarve, do të thonim se ja paskej gabuar Edi Rama kësaj here dhe është nxituar.
    Por ai e ka filluar me “gabime” të tilla trashanike, që ditën e parë që u ul në karrigen e kryeministrit, e ka 5 vjet që “gabon” përditë.
    Nëse do të bëhej një kronollogji e gjithë ditëve që ai ka ushtruar postin e kryeministrit, kur edhe mbrenda një dite ka bërë disa gafa (po i quaj kështu tepër butë fajet e tij), nuk do të dilte jo më një shkrim sado i gjatë në portalin Lapsi, po as edhe një libër me 500 faqe.

  10. Andi dhe Shkullo kane arritur fundin! Llumi i shqiptareve del ne mbrojte te Saliut,qe eshte kthyer ne vendin e krimit!

  11. Nuk dua te mar ne mbrojtje kurre Sali Berishen me ato deme te pallogariteshme qe i ka shkaktuar Shqiperise se pas 90-es por Rama ka nje “llogari” me te madhe DEBITI me ne shqiptaret:
    -E nisi ne fund ne legjislaturen e 2013-es, sapo hipi ne ate karige qe eshte ne Frakull te Fierit (fund shtatori 2013) duke thene qe Ligji 7501 eshte busulla jone “orientuese” (duke ofenduar klasen e ish pronarve legjitim) dhe para ca javesh e “bllokoj” kete “busull” sigurisht jo ne fitim te ish pronarve apo perfitusve te ligjit por per OLIGARKET e tij!
    -E vazhdoj me legjislaturen e 2017-es duke vene KRYESIGURIMSIN Gramos Ruçi ne vendin Nr 2 te Shqiperise si kryeparlamentar duke ofenduar rende shtresen e ish te persekutuave poplitik!
    -Po kerkon te çimentoj qendren e Tiranes me “rastin” e prishjes se Teatrit Popullor duke favorizuar OLIGARKET shqiptar (dhe xhepin e tij sigurisht)!
    Me konçensionet ku perfshihen shume rruge qe kerkon te ndertoj (1 miliard €) do te na debitoj ne ter jeten (Rruga e Kombit futet edhe ne kete “valle”) qe mos te marim me fryme!
    Por duhet te “llogarisi” qe çdo fillim e ka nje fund dhe ai po troket!–

    Por !
    Do te shtoja

  12. Keta dy te fundit jane endri fuga me mero bazen, por qe jane me.vonese ne komente.. ahhahhahahajahhajah

  13. Bushat ja rrofsh topet Rames,por je nje mistrec qe nuk mbrrin as tek ato .IK pirdhu e mos nxite njerezit te bejne masrrezira se ti ik bythet si kurva e pesojne ata te cilet me se paku kane faj.

  14. Sot 1Prill 2018, fiks 5 vjet nga Aleanca e 1Prill 2013 Rama – Meta!
    “Aleanca e 1 Prillit” kishte daten si simbolike, sepse ka 5 vjet qe po e perjetojme kete Aleance Rrenash. Kemi 5 vjet qe kemi mbetur ne 1 Prill!
    Rrena nga mengjezi ne darke : Per rritje ekonomike (mos qeshni po mundet), per Shendetesi falas, per 300 mije vende pune, per…e kush i numeron? Jane aq sa e perligjin plotesisht ate 1 Prill qe vazhdon prej 5 vjetesh!

  15. Protestuesit duhet te lirohen , policia qe gjithmone ka ndaluar grabites me maska e pa maska ne Rrugen e Kombit , kesaj rradhe gaboi , gaboi se mbron grabitesit qe vjedhin me ligjet dhe vendimet e qeverise se korruptuar.Vlerat e percaktuar dhe argu.entat qe perdorin per aplikimin e kesaj tarife skane fare llogjike ekonomike,jane antipatriotike . Perse se perfundoi rrugen ne 5 vite kjo qeveri, si e perdor taksen e qarkullimit , rruget qe jane ne proces jane me fi ancime te huaja çbehet me takasat e shqiptareve ?

  16. I shikuat ne tv hajnat si vidhnin aparaturat e kompjuterat ne kabina ata qe paralajmruan protest paqesore.Tani ishin hajna ezjarrevenesa apo qytetare ne protest.Keta qe kerkojne lirimin e hajnave e zjarrevenesve a e din se per secilin hajn a vrases e dhunues qe eshte ne burg mund te mblidhe dhjetra te aferm dhe shoqeri dhe te protestojne per ti liruar.Si thoni ku do na qoje kjo si shoqeri e shtet?Ata nuk i burgosi Rama por vepra e tyre dhuna,zjarrevenja e hajnia per kete mund te gjhykoje dhe te denoje apo liroje vetem drejtesia.Nuk do lejohet te perseritet ma 1997-ta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *