• |
ide | kryesore

Pas protestës në Rrugën e Kombit priten të nisin edhe arrestimet nga policia

Lajme, Të fundit



Pas protestave në Rrugën e Kombit, që prodhuan përleshje mes tubuesve dhe policisë, por edhe shkatërrim dhe djegie të sportelit të vjeljes së taksës nga koncesionari, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama.

Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në Facebook, kryeministri ka kërcënuar se të gjithë vandalët do të marrin dënimin e merituar, ndërsa u shpreh se askush nuk do të mund të shkatërrojë pronën publike, duke paralajmëruar kështu për arrestime.

Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se ia dalin dot mbi ligjin!” – shkruan Rama.

Ndërkohë mësohet se Ministria e Brendshme ka nisur forca të shumta policie nga Tirana në drejtim të Kukësit, aty po protestohet prej më shumë se 2 orësh kundër tarifës së qeverisë për kalimin në Rrugën e Kombit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *