Për ngjarten në Rrugën e Kombit, reagoi me anë të një deklarate edhe Prokuroria e Përgjithshme. Kryeprokurorja Arta Marku thotë se po ndjek me vëmendje ngjarjet e zhvilluara në protestën pranë Tunelit të Kalimashit.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës dhe drejtuesja e saj Alketa Nushi me një grup prokurorësh, shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për të gjetur autorët dhe shkaktarët e dhunës.
“Kryeprokurorja znj.Arta Marku kërkon, mbështet dhe vë në dispozicion të Prokurorisë së Kukësit të gjitha burimet logjistike dhe njerëzore për zhvillimin me intensitet dhe rezultativ të hetimeve dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjin.
Prokuroria është në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes” – thuhet ndër të tjera në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme. ©LAPSI.al