• |
ide | kryesore

Shikoni si Erdogan kërcënoi Haradinajn: Do japësh llogari! (VIDEO me titra shqip)

Lajme, Të fundit



Presidenti turk Erdogan ka reaguar ndaj kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, i cili shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm dhe kreun e AKI në Kosovë.

Teksa fliste në një mbledhje, ai e quan Haradinajn përgjegjës për shkarkimin e tyre, dhe i bën thirrje kosovarëve ti kërkojnë llogari.

“Kryeministri i Kosovës i largoi nga detyra personin në krye të inteligjencës dhe ministrin e Brendshëm. Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë?”, është shprehur Erdogan në një takim të partisë së tij.

“Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë e cila mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe t’i për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di, do të kërkojnë llogari prej teje për këtë. Unë e di edhe këtë”, – vijoi më tej kreu i shtetit turk.



9 Comments

  1. Prisni se është vetëm fillimi. Anadollaku i anadollit ska vella ne, ai per ne është dhunuesi ise perdhunuesi, jo vllau, as baba, as njerku, asgjë! Nqs ka muslimane shqiptare, nuk do të thotë se janë turq. Ik o rrace e ndyre, se ne nuk shkojmë kisha e xhamia, ne jemi shqiptaria!

  2. Ska faj erdogani
    Kane faj te verteten qe ja Kane fut.
    Eshte si ajo barsaleta :
    E ka Bo Enveri me koken e vet
    Pal vata dhe Mehmeti nuk fine gje.
    Ftillohuni o shqiptare

  3. un mendoj se ne shqiptaret sduhet te behemi as si struci qe hillet sa ne nje vend ne nje tjeter ,as si krokodili ,qe eshte dinak dhe vajton sikur ska faj as si kamaleoni ,qe ndryshon njgyren sipas terrenit,por terrenit ti ndryshojme ngjyren sipas domosdoshmerise ,duke medituar dhe kuptuar domosdoshmerit ligjet e saje dhe me to te punojme ku shenjat e gjithave ne pergjithesi dhe detaje ne vcanti zotii ka krijuar te lehta kuptueshme per te gjith,ku drejtesia e verteta haku qe ndollen ne ullzimin e zotit na bashkon te gjitheve ,te drejten e duan te gjith per vete sepse u krijuam me te,ajo ka vlerat qartesin gjallerin sigurin zgjilljet suksesin paqen shpresen shperblimin ,kurse na largon padrejtesia ajo ka antivleren demin cmimin kapitullimin , keto duhet ti kuptojme dhe bindemi qe miq pa te meta nuk mund te gjejme perderi ska njerz te perkryer qe nga krijimi,por ne lillje me mardheniet ndernjerzore duhet qe me sejcilin te zgjillim qe nga marrveshjet ne cdo kuptim me te mall te kemi dobin se demin ,e kaluara me te gjith eshte e hillur por jeta eshte sprove ,dhe sejcili brez apo njeri e ka llogarin e pergjegjsise tek zoti vet,nje zot kemi te gjith dhe njerz jemi te gjith nuk jemi ne ato peshorja e gjykimit te veprave njerzore ajo i takon vetem zotit ,per periullen dhe kohen miq duhet ti kemi te gjith qe femive tane tu leme te hapur cdo dere ajo qe na bashkon drejtesia e verteta mbi bazen e kesaje te vendosim partneritet dhe gjejme miq sepse cfar te mbjellim do korrim le te mbjellim drejtesin me te gjith duke qartesuar me mesazhin bindes te gjith ne menyren me te buhur pelqyeshme dhe pranueshme ne ne turqi kemi mbi 5 milion shqiptare dhe ato atje jane te nderuar ne serbi kemi nje numer simbolik dhe jane te urryer por me te gjith duhet percjellim mesazhin pozitiv se mos sot neser do binden qe e kishin gabim dhe ndryshojne sepse te drejten e duan te gjith per vete dhe te keqen e urrejne po tu behet ne duhet te qendrojme ne boshtin e qendres qe eshte e verteta pas sejciles pavarsisht gabimeve politikave interesave gjejne prehje dhe qetesi te gjith dhe permes saje neve na kuptojne pranojne perkrahin dhe ndihmojne te gjith nese nuk qendrojme ne kete bosht larg tije do mbetemi te humbur dhe shkatrruar ky eshte mendimi im mbi domosdoshmerit ,komenti behet per studiuesit e mendimit pozitiv

  4. Te gjithe politikanet duhet te shprehen SOT…. si ata ne kosove dhe keta ketej ne Shqiperi.
    Ai qe nuk shprehet qarte eshte TRADHETAR e gjak-shitur.
    ky eshte “bajlozi i zi”…ky qe kercenon kaq hapur nje SHQIPTAR, e nese ja del me RAMUSHIN…eshte e sigurte se do te na zgerlaqe te tere.
    Te gjithe duhet te artikulohen qarte ne krah te tij.
    O SOT O KURRE

  5. Hahahahahah, ky tronglli tu kercenu…. ore hajvan bulldum ti po rri ne ate kolltuk se i duhesh edhe per ca kohe ustallareve sa te mbarojne dhe ca pune te vogla verdalle, se njesoj si burra me te forte se ty e me trima se ty i kane tredh si qofte. Ala ste ka ardh rradha, po kur te vije dhe nuk do vonoje besoj do behesh si ai robi, qe goja llap e shpina DAP…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *