• |
ide | kryesore

Si u zmbraps Rama për Rrugën e Kombit: Nga “i fortë”, në negociata me banorët

Lajme, Të fundit



Dalja e parë publike e kryeministrit Edi Rama pas protestës së banorëve të Kukësit kundër tarifës në Rrugën e Kombit ishte e mbushur me tone “të forta” kundër atyre që ai i quajti “vandalë” dhe kundër opozitës. Në 16 minutat e konferencës përballë kamerës së ERTV (pasi në sallë nuk kishte gazetarë) kreu i qeverisë njoftoi nisjen e bisedimeve me banorët sikur kjo çështje të ishte hapur papritur mëngjesin e së shtunës së 31 marsit. Ai tha se do të takonte edhe kryebashkiakun demokrat të Kukësit, por i vuri kusht që të distancohet nga dhuna. Ndërsa banorëve të Kukësit iu drejtua “me dorë në zemër” se do të ulej në bisedime.

“Me vandalët, ne do sillemi siç e meritojnë shkelësit e ligjit. Ndërsa me qytetarët që e kundërshtojnë pagesën, sepse e konsiderojnë atë të lartë, ne do sillemi siç na e do vizioni që kemi dhe detyra që mbajmë. Do të bashkëbisedojmë, do të dëgjojmë me vëmendje dhe do të shpjegojmë me durim të gjithë të vërtetat e shtrembëruara, apo të mohuara krejt prej gënjeshtarëve dhe sharlatanëve të kazanit politik dhe mediatik.

Kontrata parashikon e zeza mbi të bardhë, jo vetëm 120 mijë euro, çdo vit, kontribut të kompanisë për transportin e banorëve më në nevojë, por edhe karta të posaçme kalimi, abone, me një pagesë të reduktuar për çdo banor të zonës që është përdorues i shpeshtë i asaj rruge. Këto janë të shkruara në kontratë dhe të shpjeguara prej nesh në çdo debat publik të ditëve të fundit” – tha Rama. Kreu i qeverisë i dërgoi sinjale sfide opozitës të cilën e akuzoi për nxitje të dhunës.

“Zjarrnxitëvse të kazanit politik të Tiranës, atyre që mjerisht nuk e udhëheqin, por e udhëpërmbysin çdo ditë opozitën shqiptare, duke e mbajtur atë peng nga frika e drejtësisë së re dhe duke e keqpërdorur përditë si një instrument kërcënimesh ndaj rrugës europiane të Shqipërisë iu them kaq: As populli i krejt Shqipërisë, as populli i vetë Kukësit nuk kanë asnjë lidhje me këtë shfaqje të ulët vandalizmi dhe po ashtu asnjë lidhje nuk kanë me dëshpërimin tuaj agresiv” – u shpreh Rama që kreun e opozitës Basha e kishte mesazhin në vetë të parë.

“Ndërsa të pangushëllueshmit kryetar pa kokë të opozitës, i cili doli pas zjarrit në mejdan dhe shpatën prej druri të aritmetikës së tij, duke ngatërruar 200 milionë dollarët që e vunë atë vetë nën akuzë për grabitje të Rrugës së Kombit me një 200 milionë dollarësh që, sipas tij, rri fshehur në arkën e shtetit dhe u dashka shpenzuar për mirëmbajtjen pa pagesë të Rrugës së Kombit, s’kam ç’i them, aq s’di, aq bën” – deklaroi kryeministri.



10 Comments

  1. Rama ka për qëllim që të përçajë protestuesit jo shumë aktivë , dhe duke arestuar ata më aktivët mendon se do të shuajë protestën dhe do tua hedhë kuksianëve, por gabohet se llogaritë e tij janë të lexueshme.

  2. Ni gjo osht e sigurt ,me kto veprime vandale shqupi do ta fitoj bashkin e kuksit n 2019 . Bashkit e tjera i fito rama.

    1. “ni gjo osht e sigurtë” se ti more bajgë meqe ke fituar para të madhe me drogën që Rama ja hapi traun, nuk të intereson fare se i rrit apo sesa i rrit paratë e taksave gjatoshi.
      E ç’janë për ty 10 euro takse në Rrugën e Kombit, kur vetëm nga një rrënjë kanabisi mund të fitosh deri një mijë euro ?

  3. Sot asgje e vecante nuk ka ndodh ne kukes. Nje proteste mormale, me kerkesa fare legjitime. Nuk pranojne nje tarife, e cila edhte vertet shume e larte. Ne thelb te gjithe kesaj , nuk eshte vetem mirembajtja e rruges qe eshte e llogjikshme dhe e pranueshme, por tarifa 5 eu, eshte nje shume qe ben te pasur pushtetaret dhe oligarket. Une i falenderoj dhe pershendes gjithe ata qytetare qe protestuan atje e me vjen keq qe nuk kam qene.

  4. Cdo gje eshte e dokumentuar Edo. Shqiptaret paguajne taksen e rruges me karburantin. Do shkosh ne burg vetem per kete takse antikushtetuese. Do te shkerdhehen robt degjo mua, se nuk ka polic qe te bindet. Te gjithe Policine se mban Kastrati me leke. Beji vete llogarite…

  5. Nuk duhet besuar shume ne komunikime ky mashtrues me popullin e kukesit, duhet qe me pa tjeter ta bojkotojne, per te gjitha ato qe i ka bere asaj zone, e aqe me teper per kete te fundit.Bandititti vene drunee ta shporrin nga KUKESI Dhe sa genjeshtra te tjera do stise, apo percarje mes qytetareve do mundohet te fuse. Populli kukesit,,,,Ruaju te ligut shqiptareve, ruajuni nga dinakeria e mashtrimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *