• |
ide | kryesore

Vëzhgim/ Pse flakët në Rrugën e Kombit janë në mbrojtje të pronës së përbashkët

Arkiva, Kryesore



Sot, pas vitesh drejtimi si një kryeministër i majtë, Edi Rama u kujtua të interesohet për pronën e përbashkët. Pasi protestuesit e Rrugës së Kombit i vunë flakën pikës arbitrare të mbledhjes së taksave, pasi ata zbythën policinë dhe shakatërruan atë monument simbol të një pushteti që drejton vendin sipas interesave të oligarkëve, kryeministri vendosi të përgjërohet për një pasuri që na përket të gjithëve, në një përpjekje të dëshpëruar për të kundërvendosur protestuesit me pjesën tjetër të popullsisë.

Lexo më tej:

Zjarr dhe dhunë në Rrugën e Kombit, Rama u tregon dajakun protestuesve: Do marrin përgjigjen e merituar

Por në fakt pozicionimi i Ramës në mos është i gabuar është krejtësisht i rremë.

Sepse ata që hodhën gurë dhe ndezën flakë këtë të shtunë në Rrugën e Kombit, nuk janë shkatërruesit, por mbrojtësit e parë të pronës së përbashkët. Ata nuk janë njerëzit “që do të marrin përgjigjen e merituar” pasi guxuan të shkatërrojnë, por ata janë pionierët e një lëvizjeje që duhet t’i thotë ndal grabitjes që një grusht njerzëish i bëjnë pjesë më të madhe të shqiptarëve. Flaka që u vu sot në traun e pagesave pranë tunelit është e njëjtë me zjarrin që mund t’i vihet laboratorëve ku bëhet Check Up-i, me sulmin që mund t’u bëhet kullave që po ngrihen si partneritet publik privat mbi toka shtetërore, me goditjen që mund t’u bëhet investimeve strategjike që grabisin trojet e bregdetit, me dinamitimin që mund të pësojnë objektet që po ndërtohen mbi rrënojat e trashëgimisë mijravjeçare të vendit.

Nëse pushteti vazhdon në këtë rrugë edhe këto nuk do të jetë çudi që të ndodhin. Por asnjëri nga ata që do ta marrë këtë guxim nuk mund të konsiderohet si dhunues, por si mbrojtës i një pasurie publike që po e grabisin për ditë Edi Rama me 5-6 oligarkë.

©Lapsi.al  

Lexo më tej:

Bie taksa në Rrugën e Kombit, protestuesit bëjnë shkrumb e hi kabinat e koncensionarit



38 Comments

  1. Hajduti thote “Mbrojta Pronen e Perbasket”

    Po kur eshe e perbasket pse i ve traun dhe ia jep miqve te tu?

    I ka mendte ky mo?

    Ky ta heq trurin.

  2. E habitshme kjo kohe qi ka ardh ,krejt antikomunistat dhe gazetart pseudo anti komunistat po kerkojn rikthimin e komunizmit ne ekonomi.Kaja nonen car tallje @ari.

  3. Jo mor mik. Une nuk jam komunist. Ti je Rilindas hajdut.

    1.Unei pagova taksen Majko

    2. Pagova taksat e tjera

    Prona e pervecme fitohet me pune, jo hajduteri.

  4. Flaka i eshte vene nje marrezie te nje te marri qe ka sot postin e Kryeministrit. Ky i marre ka taksuar kete popull per gjithcka, der dhe per shtepine e vet private. Nga ana tjeter ne po ate rritem, e ka varferuar kete popull sa i heq dhe ndihmen sociale 30 mije familjeve (leket per buke thate).
    Varferi dhe Taksa!
    Keto jane te vetmet gjera qe ky pusht-Shtet i ka dhene ketij populli keto 5 vjet! Si dhe premtime e dokrra per Shendetesi falas, Rritje te qendrueshme ekonomike(!), Punesime te 300 mije veteve, etj, etj.
    Asgje nuk mund ta fajsoje nje popull qe proteston kur i ka vajtur thika ne kocke nga varferia. Eshte gjendja e keqe ekonomike, faktori kryesor qe nje qeveri bie. Me hir ose me pahir.

  5. O IDJOT PA EMER, te dishe qe te paguash taksat kjo eshte e detyrushme, na keni care trapim me taksen Majko, cdo vite riten taksat, edhe cdo vite do kete ulje apo ngritje te takses se naftes apo benzines, por qe te mirembahet duhet paguar, edhe pse ke paguar, mos degjoni Berishe edhe Basha, se do perfundoni ne urejtje edhe ne varferi me njeri-tjetrin mesoni te punoni edhe te perdorni makinen sa me pake se themi buke skemi por makinen nga bytha nuk e heqim, me vjene keq, edhe per kete gazete llapaqene kunder Rames por duke i bere nje imazh te keq per shqiptaret, ju prushni por haroni qe vete do ti paguani, edhe do shkateroni jeten tuaj duke e varferuar ate

    1. O IDJOT me emër Agron rilindasi. Merr ata pare që paguhesh për të shkruar këto debillliqe dhe mbylle HALEN.

      1. O bytheqire qe sle njeri pa share po dha mendim ndryshe, une kam 28-vjet qe sjetoj ne shqiperi, edhe e shikoj me syrin asnjanjes, oke, mos me repliko mua kote, se ska vlere, pallosh njeri

  6. nje gje eshte e sigurte ,qe cdo veprim njerzore ,nje padrejtesi ka nje sfid te paperballueshme ,qe e sfidon nga vet njeriu gjallesat kurse ligjet e zotit nuk ka gjalles as njeri qe i sfidon sepse ,aty eshte fuqia krijuesit tyre ,keta luajten rolin e zotit ,ne toke por zoti bashk me robin ketyre po u tregon vendin ,sepse keta nuk njohiz zot as ligje te tije por njohin vetem interresa tani le te shohim se sa do ju vleje lekura perpara nje populli te tere shohim se cfar perfaqsoj kujt i sherbejne ne emer te kujt ,paraqiten ,dhe cfar na vlejne qe ti mbajme ,sa na perfaqsojne dhe zgjillin p[roblemet tona klasa politike eshte per nocion mosbesimi ,perpara kombit per 1 shekull pabesit dhe ekstrem ndaj kombit vet ,ky komb ka nevoje per politike te drejte ligje te drejta qe zbatimi tyre nuk ka burim krimi dhe ligjvenes te drejte ,keta jane ullheqesit ,e padrejte dhe keto jan mizorit e tyre qe nuk kan te ndalur perderi sa gjith populli tua lill duart por shyqyr tani erdhi ora te ngrihemi gjith kunder padrejtesie ullheqeseve mizor dhe te veme ullheqes te drejte nga mezi jone ,pa rekomandime nga jashte ,

    1. Po, pra bravo kuksianeve. Po me pas? Do te paguajme demet po prape me taksat tona. Derisa kompania ka nje kontrate me qeverine edhe demi eshte i yni.

  7. Per z. Agron

    Kjo Kontrate qe solli Usheheqesi yt i Pagabueshem, eshte vetem per dhjamosjen e Koncesionarit dhe ndonje te Qeverise, duke rrjepur 30 vjet rrjesht dynjane.

    Une nuk jam kunder Taksave. Jam kunder traut, kunder IZOLIMIT.

    Nuk ka sens.ekonomik dhe shoqeror, qelbesira qe ofroi Udheheqesi yt.

    1. Une skam udheheqes, edhe sdeshiroj te keme, trau eshte per rrugen edhe jo per kufirin keto tridhjet vjet kerkoja sales edhe lulit qe harxhuan aq para sa do ishte bere rruga dy here edhe nuk mbaroj asnjehere, shiko si pjestare i popullit edhe jo me sy militanti, sme ha trapi as per ramen as per ate qe ka bere Ramen, por te dishe te gjitha keto te keqija i ke nga Sali edhe Basha, se ke nga rama,
      Klb

  8. QEVERIA LGTB KUNDER POPULLIT NORMAL QE ME NE FUND U NGRIT NE PROTESTE DHE JO SI ATIJ QE NUK I NGRIHET KURRE SIC E POHOJ VETE

  9. Sa bukur shkruan kelyshi i komunisteve. Ka mall per rremujat se aty del kocka per lepirje neper studio dhe mundesia per helmatisje

  10. Ajo konia e vogel Brace sot lehte duke kerkuar arrest per opoziten, por surratit prej epileptiku te Rames i kish ikur boja! C’do pushtetar ka frike nga protestat, por ky Ram debili ka tmerr e panik. Sot eshte fiks si ahere kur u ngriten kunder Armeve kimike qe ky budall kerkonte ti cmontonte ketu. Por sot ka akoma me teper arsye se atehere sepse ky pushtet ka instaluar varferine kudo, mjaftueshem kjo per ta qeruar nje ore e me pare pa ardhur dita te dalin e te thone “Kemi dhe 6 dite buke” si paraardhesit e tyre.

      1. Po ç’mutin keni me Saliun, keni 5 vjet në pushtet e kishi arestuar, por vetëm bëni gam gam për dështimet dhe krimet e edvinit.

  11. Spaguajn as drita as uje… u behet rruga per te lare kembet ne det me 1.3 miljard euro, dhe qytetaret qe kane paguar e paguajn gjithcka cfar detyrimesh kane, duhet te paguajn dhe tu mirmbahet rruga…. o zot ku rrojme

    1. bravo te qofte! Vendos takse 2 euro per cdo pasaporte kosove qe hyn ne kufi dhe nuk ka nevoje per tra per ne qe paguam njehere per ndertimin e rruges

  12. Kjo me duket si estrade kur e krahasoj me 26 te vdekurit ne Gerdec dhe 4 te vrare me 26 janar.U harruan,poshte taksat e ujit,dritave,prones cdo lloj takse.Rroft liria pa taksa dhe pa policies.Demokrat, aristokrat/bum kopacja,ver parate.Kot nuk vijne ne Tirane me Mulin dhe ti vene flaken e Bukoshit.Ne Ksamil te Sarandes flasin vetem kuksiance,sepse toka eshte shteterore.O burra , ka ngele vetem karaburuni dhe malet e korabit.

  13. Kaq shume u gezua Bushati per konceptin e PRONES SE PERBASHKET. Akoma me terminologji infektive dhe toksikuese. Boll me kete helm pseudopopulist se na e shpifi

  14. Jemi popull i çuditshëm :në vend të merremi me qeverinë merremi me njeri tjetrin! Për mua protesta ishte ME VEND! Z. RAMA i ka hipur kalit mrapsh. Dikush (mbase te gjithë) duhet ta sjellim në terezi. Askush nuk është kundra pagesës së taksave dhe detyrimeve por kur ato shtohen çdo ditë, kur vendosen pa logjikë ekonomike detyrimisht do të ketë dhe reagim qytetar! Kur e kanë pyetur Ramën se pse çmimi i karburantit është sa në Gjermani (në mos dhe më i lartë) ai U përgjigj se në çmim është dhe taksa e qarkullimit që shërben për ndërtim e mirëmbajtje rrugësh. Po qytetarët kuksiane vepruan siç duhet por në Tiranë është dhe më keq se në rrugën e Kombit! Për një orë parkim Lali Eri të merr 40-100lek në rrugët që janë ndërtuar që në kohën e Zogut! A e kanë idenë këto dy LALAT TANË (RAMA dhe VELIAJ) Sa paguhen qytetarët e këtij vendi???!!!

  15. Ata qe ekzaltohen nga veprimet dhe pamjet e tilla nuk ia duan te miren Shqiperise.Gjithemone mund te gjeshe nje tufe piromanesh ti veje flaken edhe shtepive te perendise ,pastaj Berisha ka deshmuar ne te kaluaren se nuk hesiton te djege e shkatrroje vendin per interes pushteti.Por te dalin gazetare si Bushati e Shkullaku e te duartrokasin zjarrevenjen pse duhet paguar tarifa ne autostrade eshte apsurde dhe per denim.Na thoni ne cilin vend te Europes nuk paguhen tarifa per autostrada ,madje edhe per tunele?JU nuk jeni naive por jeni mercenare ndryshe nuk ka si te arsyetohet vandalizmi i nje tufe vagabondesh te cilet jane paguar per ta bere kete veprim te shemtuar dhe te denushem.

  16. Ne vendet e Europes edhe ne rruget e rendomta paguhet per kalimin neper tunele te gjata.Pastaj po te ishte e mundur te shmangen pagesat e taksat me protesta e zjarrevenie nuk do kishte fare tatime ,taksa as pagesa tarifash .por mospagesa dhe shmangja e pagesave kudo ne Europe eshte e sancionuar me ligj dhe per mos pagese denohesh madje edhe me shum viite burg.

  17. Kjo do i kthehet si bumerang kryem tone arrogant dhe megallomane. Injorant deri ne vendosmeri. Fryhet si gjel e se kupton fundin qe e pret. Do behet si per armet kimike, dhe me keq. Sepse ishte vete ky mendjefyell me bashkepunetoret e vet qe provokon pa fund.

  18. So t edhe Muc Nano ka shkruar nje artikull! Do te doja te thosha qe ne fillim qe komentuesit qe mbrojne Andin jane gjysem analfabete,njerez injorante qe nuk dine te shkruajne shqip apo gegerishten gjuhen e bukur te veriut! Muci ka te drejte ne disa gjera,por nuk eshte i qarte! Eshte ne mjegull! Opozita tani per tani ka hallin te shpetoje nga burgu!Tani ben nje proteste te dhunshme se eshte ne prag te arrestimeve te medha! Nuk kane makina dhe te shkojne c’do dite ne Rrugen e kombit kuksianet e zakonshem! Ata qe vene pas Sales jane te tjere! Pra do te paguaje ai qe perdor rrugen dhe jo ai qe 10 euro jane nje pasuri e tere! Por po kercenojne me destabilizim per te shpetuar!Kuksianet jane popull i zgjuar! Por perdoren si te gjithe malesoret tane qe ju kerkojne besen mik pas miku,sipas kanunit! Dhe Salihi i di mire keto manipulime! Sa per gazetaret si Andi dhe Zheji keta te dy jane llumi i shoqerise shqiptare, po llum ama! Nuk eshte fjala se vetem e urrejne Ramen ka dhe shume arsye te tjera! Nje P,SH. eshte se Rama i injoron ne menyren me perfekte te mundshme! Por ligji thote qe eshte e ndaluar te besh thirrje per dhune! A e kane bere keta mytebere kete krim? Le te presim! Dikush duhet t’i padise ne organet kompetente!

  19. U drejtohem gazetareve te Lapsit te kene pak dinjitet dhe objektivitet e mos te hyne ne nje thes me hajna e vandal qeshkatrrojne e vjedhin pasurine e huaj.A i pate skenat se si me figure e ze vidhnin kompjuteret dhe pjeset e aparaturave te kabinave ne Kalimash.Turp te keni te mbroni e te konsideroni keta hajna si mbrojtes te prones.Ndoshta ju jeni me hajna se keta se ndryshe si mund te mbroni vandalizmin dhe hajnine?

  20. Flaket ta perrzhiteshin leshin e surratit tend ore Shkullak po ku ke degjuar se flaket mbrojne pronen e perbashket.Ti nuk je fare normal.Flaket te perrzhiteshin leshrat e fytyres qe e ke si te majmunit e kam fjalen per te mbrojtur pasi flaka po mbrojka,merre si urim.

  21. Do te mjaftonte vetem kjo llogjike qe shkaterrimi dhe zjarri i prones se perbashket eshte pikerisht mbrojta e prones se perbashket per te kuptuar se me cfare majmunesh te tipit Shkullak dhe cfare Hijenash te tipit Bushat kemi te bejme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *