• |
ide | kryesore

Video/ ‘Luftë’ në Rrugën e Kombit, policia i përgjigjet me shkopa gome gurëve të protestuesve

Lajme, Të fundit



Ka degjeneruar në dhunë protesta e qytetarëve dhe bizneseve kundër taksës së Rrugës së Kombit.

Qindra qytetarë kanë bllokuar sot këtë rrugë, në shenjë proteste kundër taksës së re të vendosur nga kompania koncesionare.

Protestuesit, nga Kukësi por edhe nga Kosova kanë qëlluar me gurë mbi efektivët e policisë, ndërsa policia është përgjigjur me shkopinj gome e dhunë.

Policia po përpiqet të mbajë larg nga objekti ku ndodhen aparaturat e kompanisë ku paguhet bileta. Efektivët kanë krijuar një kordon policie për të ndalur protestuesit që qëllojnë me gurë.



3 Comments

  1. Keta te shesin si nder vendosjen e Pageses. Aq me teper duan ti futen gjithe Shqiperise.
    Ne Suedi dhe Amerike ne menyre te qelllimshme i kane lene 99.9999% te rrugeve pa pagese, sepse duan zhvillim ekonomik dhe social.
    Me e bukura, te tregojnw dhe sakeificat qe do tw hwqe Koncesionari.
    Ku e gjen kjo qeveri kete guxim dhe kush ia ka delwguar kete te drejte???????

    DUAM REFERENDUM

    TEcohet kjo qelbesire ne Gjykate Kushtetuese

  2. Nuk kuptoj termin degjenerim për rastin konkret, nqs kemi një qeveri që i dëgjon qyttetarët, por ata përdorin dhunë ky është degjenerim, ndërsa këtu tek ne me këtë qeveri që kemi kjo protestë është vetëm paqësore sepse kjo qeveri duhej përlarë në dru që në vitin e parë të qeverisjes kur filloi të fuste në burg fukarenjtë për dritat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *