• |
ide | kryesore

Hurriyet shpjegon pse e kërcënoi Erdogani-Haradinajn

Kryesore, Lajme



Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan shpërtheu ndaj kryeministrit kosovar ditën e djeshme për kritikimin që ky i fundit i bëri deportimeve të fshehta të gjashtë burrave turq, të cilët për Ankaranë janë terroristë të lidhur me rrjetin tashmë të jashtëligjshëm të predikuesit islamik me vendndodhje në SHBA, Fetullah Gylen.

Erdogan tha se ishte ‘i pikëlluar’ që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi ministrin e tij të Brendshëm dhe shefin e tij të inteligjencës më 30 mars për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova pa lejen e tij.

Këto dëbime janë kritikuar nga grupet e të drejtave në Kosovë, por edhe jashtë saj.

“Që kur ke filluar të mbrosh ata që punojnë për të bërë grusht shteti kundër Republikës së Turqisë?” – u shpreh Erdogan, duke u zotuar se Haradinaj do të ‘paguante çmimin’.

“Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë, e cila mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe t’i për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di, do të kërkojnë llogari prej teje për këtë. Unë e di edhe këtë”, – vijoi më tej kreu i shtetit turk.

Këta gjashtë turq që u dëbuan nga Kosova punonin në shkolla dhe klinika të mbështetura nga lëvizja e Gylen, e cila njihet nga autoritetet turke si organizata terroriste FETO. Autoritetet turke bëjnë këtë organizatë përgjegjëse për orkestrimin e grushtit të shtetit të korrikut 2016 në Turqi, ku 250 persona humbën jetën, ndërsa 2200 të tjerë u plagosën, shkruan hurryiet.

Lëvizja e Gylenit ka qenë dikur aleate e ngushtë e qeverisë, por Ankaraja e akuzon tani këtë lëvizje se po drejton një fushatë të gjatë me qëllim përmbysjen e shtetit nëpërmjet inflitrimit të institucioneve shtetërore, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas përpjekjes së grushtit të shtetit të korrikut 2016, e cila është ende në fuqi, shkruan hurriyet. Më shumë se 38 mijë njerëz të akuzuar për lidhje me Gylenin tani janë prapa hekurave. 110 mijë nëpunës publikë janë shkarkuar nga puna. Shumë prej tyre distancojnë veten nga grushti i shtetit.

Pesë mësues dhe një mjek turk u dëbuan nga Kosova për lidhjet e dyshuara me Gylen në një operacion të përbashkët nga shërbimet e inteligjencës së Kosovës dhe Turqisë.

Sipas mediave kosovare, familjarët e të dëbuarve kanë kontaktuar me këta të fundit me telefon. Ata ndodhen në një burg të sigurisë së lartë në Stamboll.

Haradinaj, më 30 mars thirri Këshillin e Sigurisë së Kosovës, duke i kërkuar institucioneve të bëjnë një hetim të hollësishëm mbi operacionin sekret.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) raportoi se ‘e vetmja aryse pse këta qytetarë turq u deportuan lidhet me veprimet e tyre të paligjshme në Kosovë, të cilat sipas AKI, kanë rrezikuar sigurinë kombëtare të Kosovës’.

©LAPSI.AL 



5 Comments

  1. kush je ti more mut muti qe kercenon kosovaret.o turk i ndyre,ku ishe ti kur serbet i debuan nga trojet e tyre,kurr nuk fole e as qe behet fjale ti ndihmoje.tani po i kercenon.ti nuk je vacse nje ndyresire

    1. RRAMUSH TREGOJA VENDIN KTIJ TURKUT SE KY ESHTE MIK ME SERBIN AI E QUAJTI SERBINE PARTNERIN ME TE RENDESISHEM NE BALLKAN NJELLOJ SI SULLTANET QE BASHKEPUNUAN ME SERBET KUNDRA NESH
      HISTRORIA PERSERITET
      PERGJIGJJA PER ERDOGANIN ESHT SKENDERBE ESHT CDO SHQIPTAR

  2. Kujdes osmanlia i shkretirave te anadollit,se shqiptaret nuk i frigohen turkut.
    keni marrë pergjigjejen nga gjergj kastrioti ,plotë 25 vite,dhe deri ne kushtrimin e fundit shqiptar, lidhjen e lidhja e prizerenit.
    turku i zi , pasi ka gjete dy hommo partener thaain dhe ranen qe ja kthejn bythen,dhe mendon se te gjithe shqipëtaret i nenshtrohen,kosideron shqiperin dhe kosoven si dy enklava turke.
    ore qenefi turk shqiptaret kurrr smund ti asimilosh ne turq, edhe ti ndertosh 500000 xhania turke ilegale ne shqiperi e kosove.
    ju nuk mundeni ti asimiloni kurdet mbrenda turqis,e po asimiloni iliret shqiptar evropian.
    Rrnofte Shpata e gjergj kastriotit.

  3. Mesa duket, kjo qelbsire mongole ka harruar SKENDERBEUN dhe 15-20 miljon shqipet ane e mbane ! Rroft Skenderbeu dhe bijt e tij !

  4. Kujdes…..Te me falni…….jame 68 vjeç, mjek dhe psikolog….Ju lutem mos i meshoni inatit te momentit…..ne facebook dhe ne telefon…edhe ….munde te nxitohesh…..me ” femrat” por me ato qe lexohen dhe konservohen…..duhet kujdes.
    Skenderbeu tashme hero KOMBETAR….ka 1000 vjet qe ka vdekur……shumica e Oficerve dhe trupave speciale te Shiperis e Kosovës …..duke futur edhe 2 …….kosovar te shkarkuar janë trajnuar ne Turqi. Turqia eshte diplomatike….ska si te doje Serbin me shume se Kosovën………Me ne funde edhe une popullor si te gjithë ne shqipetaret…….po ju theme……” pordha e madhe gris brekët e te zotit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *