• |
ide | kryesore

Deputetët dhe familjarët e të arrestuarve në komisariatin e Kukësit: Lironi djemtë tanë! Rama ik!

Lajme, Të fundit



Familjarët e protestuesve në Rrugën e Kombit të arrestuar gjatë natës në Kukës kanë “rrethuar” paraditen e sotme Komisariatin e Kukësit. Prokuroria ka lëshuar 36 urdhërarreste, ndërkohë që deri tani janë arrestuar 23 persona. Me thirrje të fuqishme dhe fishkëllima të forta ata thonë: “Lironi djemtë tanë! Rama ik!” 

Qytetarëve kuksianë i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës. Raportohet se përfaqësuesit e PD që kanë udhëtuar sot drejt Kukësit janë, Edmond Spaho, Flamur Noka, Arben Ristani, Enkelejd Alibeaj, Albana Vokshi, Izmira Ulqinaku, Orjola Pampuri, Ervin Salianji, Myslym Murrizi, Isuf Cela, Aldo Bumçi, Xhemal Gjunkshi.

Ndërsa nga LSI janë deputetët Endrit Braimllari, Përparim spahiu, Floida Kërpaçi, Nora Malaj.

Pasi janë takuar me banorët dhe anëtarë të këshillit bashkiak të Kukësit, deputetët e opozitës i janë drejtuar komisariatit të policisë, ku kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve.

“Të arrestuarit i kanë dërguar në Tiranë dhe nuk janë këtu në Kukës. Nëse do vazhdojnë me forma të tilla represive, situata mund të eskalojë. Shpresoj që ky zë të jetë dëgjuar. Në varësi të situatës do mbajmë qëndrimet tona”, u shpreh deputeti demokrat Edmond Spaho, në përfundim të takimit të deputetëve të opozitës me drejtues të Policisë në Komisariatin e Kukësit.



8 Comments

    1. Ja depuetet moterqire qe kerkojne mejrgull duke shkateruar cdogje qe ndertohet, qe shtojne lufte, ketej nga eu do ishin direkt per ndjekje penale, se kane shkuar ne kundershtim me ligjin, ai ka nje parlament qe te flase edhe jo te dale kunder prokurorise edhe policise se shtetit

  1. Ja depuetet moterqire qe kerkojne mejrgull duke shkateruar cdogje qe ndertohet, qe shtojne lufte, ketej nga eu do ishin direkt per ndjekje penale, se kane shkuar ne kundershtim me ligjin, ai ka nje parlament qe te flase edhe jo te dale kunder prokurorise edhe policise se shtetit

  2. Paska shkuar edhe hypesi i Grides,nami do behet por nuk eshte si ai seni i Grides ore Salianji ik se po e han ndonje dajak se ti nuk ke bythe per kesi punesh.

  3. Ja cfar opizite ka shqiperia, kerkon dhe i bashkihet rremujavet per shkaterrimin e shtetit dhe per te marre karriken vete..
    Turp te keni ndyresirat e opozites shqiptare.
    Kuksjane protestoni sipas ligjit dhe asnjehere dhune. Me shkaterru shqiperine asnje shqiptare nuk fiton, vetem Sala pret ate dite..

  4. Po Flamuri qe valevitet qe nga Jugosllavia e deri ne Sarande per cfare ju duhet?Jepini trima,asnje nuk duhet te denohet biles edhe Mona e 11 nevojtoreve eshte shqetesuar per “trimat”,edhe Grida ka ardhur me pasqyre me vehete dhe eshte merzitur qe nuk ka i kushtet e nevojshme per te defryer.Gallate para Kuksit kur te gjithe kane grabitur tokat ne Ksamil.Do shkojme apo jo ne Europe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *