• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi: Rama të gjejë policët e hashashit dhe Elvis Rroshin, jo protestuesit në Kukës!

Lajme, Të fundit



Me një mesazh në Facebook, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi doli në mbështetje të qytetarëve të Kukësit që u arrestuan nga policia pas protestës në pikat e pagesës së taksës së Rrugës së Kombit.

Kryemadhi thotë se metodat staliniste që po përdoren janë të shenjuara tek ish bashkëpuntorët e Sigurimit dhe pinjollët e komunizmit, por thekson ajo “kjo histori nuk mbaron këtu”.

Në vend se të arrestojë qytetarët, Edi Rama duhet të arrestojë policët e arratisur për kanabisin, Elvis Rroshin dhe miqtë e tij kriminelë thotë Kryemadhi.

“Bën mirë të angazhojë policinë, forcat speciale, prokurorinë, madje dhe vetë Saimir Tahirin po të doje, që të gjejë ish drejtuesit e policisë të arratisur dhe të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Bën mirë të hedhë sytë e të kërkojë hetime të ndershme për Elvis Roshin apo ish shokët e tij të grupit parlamentar, që akuzohen për krime të rënda.

Kjo është detyra për një kryeminister të përgjegjshëm dhe jo peng të krimit dhe pazareve me banditët” u shpreh Kryemadhi.

 



5 Comments

  1. U bete hor si parti e si politikane.Thone qeni ku hane leh por jo njeriu.Ashu si jeni i keni punet si parti.Ti asnje lidhje me politike nuk e kishe.Ani Vasili deri dje mbronte Ramen e tash bene gara me bashen cili po e shane e akuzon me shume.Budallej i konsideroni ju shqiptaret.Vazhdoni keshtu e do perfundoni si partia e LIBRA.

  2. Ore popull nje gje nuk kuptoj une me keta politikan tane idiota.Pse nje proteste te drejte qe rendon direkt xhepat e popullit i japin ngjyra politike.na dalin e na mbrojne kur te gjithe jane te implikuar ne kete maskarade qe po i bejne vendit.Ju lutem o politikane te PD dhe LSI mos jeni kaq te deshperuar per kete popull se boll ja moret frymet.Kam edhe nje thirrje per popullin e Kukesit.Mos u beni pal me asnje parti ju protestoni per te drejten tuaj jo per politikanet.Mos pranoni afer jush asnje deputet apo politikan shqiptar sepse ju jeni te bashkuar ne kete revolte popullore .pasi zemerimi i nje populli shemb kala dhe thane oqeane jo me heqjen e nje takse rruge.Mos lejoni ti japin ngjyrime politike keta pleherat e politikes.Forca Kukesi .Gjithe Shqipet jane me ju.

  3. Per Anen,

    Ne tere Europen paguhen tarifa ne autostrada,madje ne shume shtete paguhet edhe per tunele.Ka kartela ditore,javore dhe vjetore.Pyetja eshte lartesia e qmimit ,per kete mund te diskutohet .Po te mos mirembahet rruga e Kombit per 10 vite behet si ajo rruga e vitit 1999 kur erdhen dhe u kthyen Kosovaret.E dini vete si ishte.Neqoftese dikush duhet te jete alergjik ndaj dhunes dhe zjarrevenjes ata jane shqiptaret.Mos harroni ve vendi yne u kall tri here nga politika pas vitit 1990.Pas demostrimit te dhunshem qendron politika,mos harroni e cila nuk hesiton per pushtet ta rrenoje edhe njehere vendin.

  4. Opozita duhet te jeni ne kukes per te mbikqyrur popullin se ajo zone I ka pastruar 12 000 serb me pushke me shul… dhe nuk duhet gjakderdhje.
    Mos detyroni refugjatet te kthehen e mos luani me moshen e lodhur qe ka mbetur ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *