• |
ide | kryesore

Nata e arrestimeve në Kukës. Familjarët protesta para policisë

Arkiva, Të fundit



Familjarët e të arrestuarve nga protestat në Kukës janë mbledhur mëngjesin e sotëm para Komisariatit të Policisë së Kukësit, duke kërkuar sqarime për të afërmit e tyre.
Policia na erdhi nëpër banesa në orën 03:00 të mëngjesit. Nuk e dimë ku i kanë çuar personat e arrestuar”, thonë familjarët e tyre.
Banorët e Kukësit janë përballur gjatë natës me ndërhyrjen e Forcave Speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë pas protestës së djeshme, ku qytetarët kuksianë protestuan kundër tarifës së lartë për kalimin në Rrugën e Kombit.

Ende nuk ka një shifër zyrtare të arrestimeve, por mësohet jo zyrtarisht se disa persona janë prangosur nga policia.

Operacioni forcave speciale është kryer në koordimin me policinë. Prokuroria ka nisur hetim për shkatërrim prone.

Dhjetëra qytetarë protestuan dje në mesditë në rrugën e Kombit duke djegur sportelin e kompanisë koncesionare ky vilen paratë e kalimit në rrugë.



4 Comments

  1. Nuk ka turp me te madh se te arrestosh qytetaret qe protestojne per te drejtat e tyre ekonomike. Cfare ka se u digjen 5 kioska, dhe 5 trare. Shume mire e ben, se keta pushtetare te sotem e te djeshem , me tubime fare paqesore nuk duan tia dine. Sa eshte kosto e atij demi!!! Sa kushtojne 5 bote te nxjerra nga armo pa paguar detyrimet. Kaq jane. Te gjithe duhet te protestojme qe te arrestuarit ne mes te nates te lirohen sa me shpejt.

    1. edhe une jame kunder arestimit, ata qe dogjen ta paguajne cdo qindarke, po spaten tu merem makina shpia si ne gjithe boten, se ne burg jetojne me taksat tona, se eshte njesoj sikur te vi e te prishe une shpine apo pronen tende edhe sicdo njeri kerkon te demshperbehet shkaterimi qe te eshte bere, se na keni care karin me protesta militantesh se ju genjen mendja se ata mendojne per ne, edhe kosovaret cfare pidhin e motres se tyre duan, ata jane nenshetas kosovare edhe duhen te pergjigjen per shtetin e kosoves, se atije paguajne taksa apo cdo veprim qe ka te beje me pagesa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *