• |
ide | kryesore

Protesta në Rrugën e Kombit/ Prokuroria e Kukësit lëshon 24 urdhër arreste

Lajme, Të fundit



Sikurse u paralajmërua nga policia dje, Prokuroria e Kukësit lëshoi 24 urdhër-arreste për protestuesit, të cilët u përleshën me forcat e rendit dhe i vunë flakën sporteleve të biletave që do të mbledhin taksat për Rrugën e Kombit.

Mësohet se numri i personave të shoqëruar në komisariat është më i lartë, por pas ankesave të familjarëve të personave të shoqëruar nga policia, 4 komisionerë të Avokatit të Popullit kanë shkuar në Kukës për të monitoruar nga afër situatën.

 

Pas mesnate, forcat e policisë kanë mësyrë në banesat e personave që kanë qenë pjesë e protestës, dhe kanë arrestuar disa prej tyre. Familjarët e të arrestuarve u mblodhën mëngjesin e sotëm para Komisariatit të Policisë së Kukësit, duke kërkuar sqarime për të afërmit e tyre. Ata thanë se nuk e dinë se ku i kanë dërguar familjarët e tyre pasi i kanë arrestuar. “Policia na erdhi nëpër banesa në orën 03:00 të mëngjesit. Nuk e dimë ku i kanë çuar personat e arrestuar”, – shprehen ata.

Nga protesta e djeshme disa qytetarë mbetën të lënduar, si dhe 14 punonjës të policisë.



2 Comments

  1. Ky popull fukara
    me kryeminister budalla
    shume do te vuaje
    nga mend do te luaje

    eshte bere -pishman-
    nga merzia po ben -puf-
    se eshte i pavemendshem
    eshte popull -matuf-

    se kur vine zgjedhjet
    menje here mashtrohet
    me nje thes m,iell
    mendja i turbullohet

  2. Ky popull fukara
    me kryeminister budalla
    shume do te vuaje
    nga mend do te luaje

    eshte bere -pishman-
    nga merzia po ben -puf-
    se eshte i pavemendshem
    eshte popull -matuf-

    se kur vine zgjedhjet
    menje here mashtrohet
    me nje thes m,iell
    mendja i turbullohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *